Çifti i njohur i balerinëve, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, kanë tërhequr sërish vëmendjen e mediave pas ndarjes së tyre, e cila bëri bujë në publik. Enada ka folur më herët për divorcin, duke u shfaqur e përlotur dhe duke lënë të kuptohet se pas ndarjes qëndronte një “gabim” i bërë nga ish-bashkëshorti.
Së fundmi, Enada dhe Gerd janë fotografuar së bashku në aeroport, në shoqërinë e djalit të tyre, Roan, teksa udhëtonin drejt Madridit. Pamja e tyre tregon se, pavarësisht problemeve dhe ndarjes, dyshja duket se ka zgjedhur t’i lërë ato mënjanë për të qenë pranë djalit të tyre.
Ky udhëtim nuk konfirmon një rikthim mes Enadës dhe Gerd Vasos si çift, por tregon një tjetër anë të marrëdhënies së tyre: atë të prindërve që vazhdojnë të jenë të pranishëm së bashku në momente të rëndësishme për fëmijën e tyre.
