Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Tre mësime nga udhëtimet vetëm që ju ndihmojnë të mposhtni ankthin dhe të besoni më shumë te vetja
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Vip world > Vip Travel > Tre mësime nga udhëtimet vetëm që ju ndihmojnë të mposhtni ankthin dhe të besoni më shumë te vetja
Vip Travel

Tre mësime nga udhëtimet vetëm që ju ndihmojnë të mposhtni ankthin dhe të besoni më shumë te vetja

Last updated: August 10, 2026 17:04
3 Min Read
SHARE
Banner

Të udhëtosh vetëm mund të duket si një sfidë e madhe, sidomos nëse je njeri që ka nevojë të ketë gjithçka nën kontroll. Por pikërisht kjo sfidë mund të kthehet në një nga mënyrat më të mira për të fituar më shumë besim te vetja.

Këtë e dëshmon edhe Casey Gueren, e cila rrëfen në The Washington Post se vendimi për të bërë udhëtimin e saj të parë vetëm në moshën 35-vjeçare ndryshoi mënyrën se si përballet me ankthin. Pas pandemisë, ndryshimeve në jetën personale dhe ndjesisë se po priste gjithmonë momentin “e duhur” ose shoqërinë “e duhur” për të udhëtuar, ajo rezervoi pushimet e para vetëm. Që atëherë ka bërë pesë udhëtime të tilla në vetëm dy vite dhe thotë se këto eksperienca e kanë ndihmuar të menaxhojë ankthin edhe më mirë, duke plotësuar punën që bën në terapi.

3 mësimet më të vlefshme që ka marrë nga këto udhëtime:

Lexo edhe:

Destinacionet më të bukura në botë për të festuar momentet më të veçanta
“Green Coast” sjell në Shqipëri markën ndërkombëtarë të resorteve dhe hoteleve. Çfarë duhet të dini për “Nammos Hotels & Resorts”
Turistët me rroba banjo në qytet, si e kanë zgjidhur shtetet e huaja
Nga Tirana në Ksamil, media britanike zbulon pse Shqipëria është destinacioni i kësaj vere

1. Mëso të mos stresohesh atë që nuk mund ta kontrollosh

Ankthi shpesh të bind se nëse mendon pafund për çdo skenar të mundshëm, do të jesh më i përgatitur. Në realitet, ekziston një ndryshim i madh mes përgatitjes dhe mbimendimit.

Përgatitja është diçka që varet nga ti, si të nisesh më herët për në aeroport nëse ke frikë se do të humbasësh fluturimin. Ndërsa të kalosh orë të tëra duke imagjinuar gjithçka që mund të shkojë keq nuk ndryshon asgjë, përveçse rrit ankthin.

2. Beso më shumë te vetja

Kur udhëton vetëm, je i detyruar të marrësh vendime, të zgjidhësh probleme dhe të përballesh me situata të papritura pa ndihmën e askujt.

Çdo sfidë që kalon të kujton se je shumë më i aftë sesa mendon. Dhe herën tjetër që ankthi të të pyesë “Po sikur?”, do të kesh prova konkrete se di të përballesh edhe kur gjërat nuk shkojnë sipas planit.

3. Kur ndihesh i humbur, krijo një mision të vogël

Një qytet i panjohur mund të të duket kaotik, por nuk ke pse ta eksplorosh menjëherë në çdo cep.

Zgjidh një destinacion të vogël për ditën: një librari, një treg lokal, një muze ose thjesht një lagje ku dëshiron të ecësh. Ky objektiv i thjeshtë të jep një ndjenjë orientimi, ndërsa rruga vetë të çon drejt zbulimeve të papritura.

Fundja, një udhëtim vetëm nuk është vetëm një mënyrë për të parë vende të reja. Mund të jetë edhe një mënyrë për të njohur më mirë veten dhe për të kuptuar se ndonjëherë, gjërat më të bukura ndodhin pikërisht kur heq dorë nga nevoja për të kontrolluar gjithçka.

UNESCO paralajmëron Shqipërinë: Ohri rrezikon të humbasë statusin e Trashëgimisë Botërore
Ja pse gjithnjë e më shumë njerëz zgjedhin të udhëtojnë vetëm…
Mos e quaj udhëtim! Kur TikTok-u të tregon çdo hap, çfarë mbetet për të zbuluar?
As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
Ekspertët paralajmërojnë: Këto janë rrobat dhe aksesorët që nuk duhet t’i vishni gjatë një fluturimi
TAGGED:Udhetimet vetem

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Pas ndarjes së bujshme, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso shfaqen së bashku
Next Article Truku i 48 orëve/ Si të ndaloni blerjet impulsive dhe të kurseni më shumë para

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë” Katedralen e Funchalit, zhgënjehen nga çifti
Sport
August 10, 2026
Truku i 48 orëve/ Si të ndaloni blerjet impulsive dhe të kurseni më shumë para
Kuriozitete
August 10, 2026
Pas ndarjes së bujshme, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso shfaqen së bashku
Profili i Vipave
August 10, 2026
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli në pritje të fëmijës së dytë? Ky detaj i jep fund aludimeve
Të famshëm
August 10, 2026

Lexo edhe:

Vip Travel

Gojëdhënat thonë se këtu shiten akulloret më të mira në Tiranë

July 13, 2026
Vip Travel

“Little Albania” përfshihet në hartën zyrtare të New York

July 12, 2026
Vip Travel

Kur klienti të nxjerr karton të kuq

July 11, 2026
Vip Travel

Barcelona heq asfaltin për t’i rikthyer hapësirat natyrës dhe për t’iu përshtatur valëve të të nxehtit

July 9, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?