Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, në bashkëpunim me kompaninë ajrore Wizz Air, ka inauguruar linjën e re direkte Tiranë–Palermo, duke shtuar një tjetër lidhje ajrore mes Shqipërisë dhe Italisë.
Fluturimet drejt qytetit sicilian do të realizohen dy herë në javë, çdo të martë dhe të shtunë, duke u ofruar udhëtarëve më shumë mundësi për të udhëtuar mes dy vendeve.
Sipas njoftimit të TIA-s, me shtimin e Palermos, rrjeti i aeroportit përfshin tashmë lidhje me 22 aeroporte italiane.
Linja e re zgjeron ofertën e destinacioneve direkte nga Tirana dhe krijon mundësi të reja për udhëtime turistike, vizita familjare dhe shkëmbime mes Shqipërisë dhe Italisë.
