Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Ku përfundojnë valixhet që humben nëpër aeroporte?
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Vip world > Vip Travel > Ku përfundojnë valixhet që humben nëpër aeroporte?
Vip Travel

Ku përfundojnë valixhet që humben nëpër aeroporte?

Last updated: September 9, 2026 08:52
5 Min Read
SHARE
Banner

Momenti kur një pushim kthehet në problem, ka shpesh zhurmën monotone të një rripi transportues që vazhdon të sillet sa lart-poshtë pa sjellë valixhen e pritur. Pasagjerët e tjerë largohen me bagazhet e tyre, ndërsa në rrip mbeten vetëm disa valixhe që askush nuk i njeh.

Por në shumicën e rasteve, valixhja nuk është zhdukur. Ajo mund të ketë mbetur në aeroportin e nisjes, të ketë humbur lidhjen me fluturimin tjetër, të jetë ngarkuar në një avion tjetër ose të ketë vazhduar udhëtimin drejt destinacionit pa të zotin.

Sipas raportit SITA Baggage IT Insights 2026, në vitin 2025 udhëtuan me avion rreth 5 miliardë njerëz dhe 24 milionë bagazhe u trajtuan në mënyrë të parregullt, duke përfshirë valixhet e vonuara, të dëmtuara ose të humbura. Shifra ra me 23 për qind brenda një viti, por kostoja për industrinë ajrore ishte ende rreth 6.3 miliardë dollarë.

Lexo edhe:

Italia mund të mbetet pa makarona, në rrezik prodhimi i tyre
Black Friday 2026: 5 destinacione evropiane që ia vlen të vizitoni për shopping
Nga bregdeti i Vlorës në guidën prestigjioze botërore, Yacht Hotel bëhet pjesë e MICHELIN Guide
MDB Tirana sjell traditën e mishit fiorentin në Tiranë, Muzeu i Biftekut në zemër të Bllokut

Rrugëtimi i padukshëm i një valixheje

Që në momentin e dorëzimit në check-in, valixhja pajiset me një etiketë me kod identifikues që e lidh me pasagjerin, fluturimin dhe destinacionin. Më pas ajo kalon nëpër një rrjet shiritash transportues, skanerësh, sistemesh automatike dhe punonjësish.

Sipas rregullave të IATA-s, bagazhi duhet të gjurmohet në disa pika kyçe: kur dorëzohet nga pasagjeri, kur ngarkohet në avion, gjatë transferimit dhe kur dorëzohet në destinacion. Problemet shfaqen sidomos gjatë tranzitit, ku edhe një vonesë prej pak minutash mund të bëjë që pasagjeri të arrijë avionin e radhës, ndërsa valixhja jo.

Kur bagazhi nuk shfaqet, pasagjeri duhet të plotësojë para largimit nga aeroporti Property Irregularity Report (PIR). Të dhënat futen zakonisht në WorldTracer, sistemi global që krahason raportimet e pasagjerëve me valixhet e gjetura në aeroporte të ndryshme.

Kërkimi nuk bazohet vetëm te kodi i etiketës. Përdoren edhe itinerari, mbiemri i pasagjerit, lloji i valixhes dhe përshkrimi i saj. Kur identifikohet, ajo klasifikohet si ‘rush bag’ dhe dërgohet në destinacionin e pasagjerit, zakonisht me fluturimin e parë të mundshëm dhe më pas me korrier.

Pajisje si AirTag mund të ndihmojnë për të treguar vendndodhjen e përafërt të valixhes, por nuk zëvendësojnë procedurën zyrtare dhe nuk i japin pasagjerit të drejtë të hyjë në zonat e kufizuara të aeroportit.

Pas 21 ditësh, valixhja konsiderohet e humbur

Konventa e Montrealit, përcakton se një bagazh mund të konsiderohet i humbur pas 21 ditësh nga data e parashikuar e mbërritjes. Kjo nuk do të thotë se në ditën e 22-të valixhja hidhet apo shitet automatikisht.

Kompania ajrore mund të vazhdojë kërkimet dhe ta transferojë valixhen në magazina qendrore. Nëse etiketa është shkëputur, punonjësit mund ta hapin për të kërkuar dokumente, adresa, fatura ose të dhëna të tjera që mund të çojnë te pronari.

Prandaj, një letër me emrin, numrin e telefonit dhe emailin brenda valixhes mund të jetë shumë e dobishme nëse humbet etiketa e jashtme.

Nga valixhja e humbur te ankandi

Kur dështon çdo përpjekje për identifikimin e pronarit, fati i valixhes ndryshon sipas vendit dhe kompanisë. Ajo mund t’u shitet operatorëve të specializuar, të dërgohet në ankand, të dhurohet, të riciklohet ose të asgjësohet.

Një nga rastet më të njohura është Unclaimed Baggage në Alabama të SHBA-së. Kompania blen valixhe që konsiderohen përfundimisht të humbura, pa e ditur paraprakisht se çfarë përmbajnë.

Ato hapen, kontrollohen dhe përzgjidhen. Rrobat pastrohen, pajisjet elektronike fshihen, ndërsa sendet që mund të shiten dalin në treg.

Megjithëse ideja e “valixhes misterioze” krijon fantazi për bizhuteri dhe sende luksoze, shumica e bagazheve përmbajnë gjëra krejt të zakonshme: rroba, këpucë, karikues, suvenire dhe produkte higjiene.

Pra një valixhe mund të zhduket nga jeta e pronarit pa u zhdukur realisht. Për javë të tëra ajo mund të skanohet, fotografohet, zhvendoset dhe kërkohet, derisa më në fund të humbasë lidhjen me personin që e kishte përgatitur për udhëtim dhe të kthehet në një kosto për kompaninë, një çështje sigurimi ose një mall që blihet nga një i panjohur.

Zbulohen 25 destinacionet më të mira për vitin 2027
New York City shpallet sërish qyteti më i mirë në botë
10 vendet ku është më e lehtë të punosh online
Njihuni me 10 qytetet më të mira në botë për vitin 2026 dhe pse spikasin
Panik në ajër, pasagjerët neutralizojnë pilotin pas sulmit me thikë në fluturimin Dubai-Tel Aviv
TAGGED:Aeroportetvalixhet ne aeroporte

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Mot kryesisht me diell, në zonat malore priten reshje shiu! Ja si do të jenë temperaturat
Next Article Përplasja me Eduard Kuçin, Gjykata jep vendimin për Jozin!

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare artistja Rinesa Qeriqi
Të famshëm
October 23, 2026
Neda Balluku bën postimin prekës për djemtë e saj: Jam në pritje, pa shpresë
Profili i Vipave
October 23, 2026
Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, ja 134 institucionet që preken
Politikë
October 23, 2026
Detajet e furtunës në administratë, ja kush jep dorëheqjen deri të hënën (EMRAT)
Aktualitet
October 22, 2026

Lexo edhe:

Vip Travel

Fshati Vuno shpallet “Qendër Historike”/ Qeveria miraton zonën mbrojtëse dhe planin e ruajtjes

September 26, 2026
Vip Travel

Nga marsi 2027, nisin fluturimet direkte mes Tiranës dhe Luksemburgut

September 10, 2026
Vip Travel

Probleme teknike në Albcontrol, TIA: Angazhim maksimal për normalizimin e fluturimeve, siguria mbetet prioritet

August 28, 2026
Vip Travel

Rregullat që duhet të dini nëse udhëtoni drejt Shqipërisë me para ose bagazhe

August 26, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?