MDB Tirana është restoranti që sjell shijen e mishit fiorentin në Shqipëri, me të njëjtin profesionalitet dhe frymë gastronomike si restoranti me të njëjtin emër në Firence.
Në këtë eksperiencë të Vip Travel, shef Ervini tregon nga afër mjeshtërinë e përgatitjes së mishit dhe kujdesin që kërkon çdo hap, ndërsa surpriza janë Cappelletti, një nga specialitetet e restorantit, të mbushura me Wagyu suedeze, të shoqëruara me salcë domateje të verdhë dhe lime.
Dhe si çdo pjatë e përgatitur me mjeshtëri, edhe ëmbëlsirat në fund janë pjesë e një eksperience të menduar deri në detaj. Ato përgatiten me receta speciale dhe në moment, duke e kthyer edhe përmbylljen e vaktit në një tjetër moment të gastronomisë.
Një eksperiencë që Vip Travel e sjell për herë të parë, aty ku tradita fiorentine, produktet cilësore dhe teknika e kuzhinës takohen në një tavolinë në Tiranë.










