Poetja e njohur, Mimoza Ahmeti ka shkaktuar sërish reagime të shumta me deklaratat e saj të fundit mbi protestën e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë.
Pavarësisht se protestuesit kanë artikuluar vazhdimisht si arsye të protestës korrupsionin, skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë, emigrimin masiv dhe kostot e larta të jetesës, Ahmeti tha se studentët nuk janë të qartë për çfarë protestojnë.
“Mimoza Ahmeti që është një profesore që e njeh si origjinë teorikisht, se praktika gjë tjetër. E njeh në majë të gishtave dhe të të shoqërojnë studentë të cilët thonë nuk jemi shumë të qartë, por jemi të pakënaqur. Aq më tepër kur e di se studentët që nuk punojnë janë në anekset e shoqërisë, pra janë në pritje. Nuk janë ata njerëz që e riprodhojnë shoqërinë qëu del fjala nga organizmi”- tha poetja.
Më tej fituesja e Ferma VIP 3 rrëfeu edhe një episod me një studente e cila e kishte ndaluar për foto. Ajo tha se mbeti e habitur nga tutat që ajo kishte veshur duke lënë të kuptohet se për të protestuar ajo duhet të jetë medoemos e varfër.
“Të të tregoj historinë e fundit që më ndodhi me një studente, ishte traumatike për mua. E gjej në rrugë, unë isha duke dalë nga një analizë. Ishte veshur me tuta në 7 e gjysmë të darkës. I thashë po ku ishe ti se sikur e dyshova. Isha në protestë më tha mua. Mirëpo këto kostumet e tutave janë edhe të shtrenjta, 100-200 euro. Nuk mu duk e varfër. Po ti kaq e varfër je e pyeta? Jo më tha mua, e kam babain oligark. Ua i thashë, ju ka braktisur babai? Jo jo më tha, në shtëpi është. I thashë po ti ke dalë kundra babait tënd?”- shtoi Ahmeti. Këto deklarata të saj kanë ngjallur mjaft reagime në rrjet me komentues të cilët shprehen se poetja nuk është në kontakt me realitetin e qytetarëve shqiptarë.
