Më 14 dhe 15 nëntor 2026, Grida Duma do të zhvillojë në Zürich një Masterclass ekskluzive, ku në fokus do të jenë lidershipi, komunikimi strategjik dhe ndikimi publik. Një aktivitet që synon të bashkojë individë të interesuar për zhvillimin personal dhe profesional.
E njohur për përfshirjen e saj në politikë, debatet publike dhe median, Grida Duma do të sjellë në Zürich një eksperiencë dyditore, të ndërtuar rreth komunikimit, lidershipit dhe mënyrës se si idetë mund të kthehen në ndikim.
Me një profil që ndërthur përvojën politike me atë mediatike, Duma do të ndajë perspektivat dhe përvojën e saj mbi mënyrën e të menduarit, artikulimin e ideve, komunikimin strategjik dhe aftësinë për të ndikuar në publik.
Masterclass-i synon të shkojë përtej një formati tradicional trajnimi, duke krijuar hapësirë për diskutim, shkëmbim përvojash dhe reflektim mbi sfidat që shoqërojnë zhvillimin personal dhe profesional.
Ngjarja do të zhvillohet më 14 dhe 15 nëntor 2026 në Zürich, ndërsa interesi për pjesëmarrje shoqërohet me një numër të limituar vendesh.
Rezervimet dhe informacionet e plota për Masterclass-in gjenden në faqen zyrtare: www.gridaduma.ch.
