Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Përgjigje për Ben Blushin/ Kinemaja shqiptare po hyn ne “lule të rinisë”
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Kulturë > Përgjigje për Ben Blushin/ Kinemaja shqiptare po hyn ne “lule të rinisë”
Kulturë

Përgjigje për Ben Blushin/ Kinemaja shqiptare po hyn ne “lule të rinisë”

Last updated: September 8, 2026 23:51
7 Min Read
SHARE
Banner

*Nga Jonid Jorgji

 

Rikthimi i Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar po i jep që sot frytet e para. Më në fund ka nisur ai debati dhe diskutimi aq i munguar prej vitesh për filmin tonë kombëtar (dhe jo debati grotesk për një foto ngatërrestare), ndërsa filmat tanë po rikthehen aty ku e kanë vendin e vërtetë: pranë publikut.

Lexo edhe:

Promovohet libri i akademikut Vasil S. Tole për Laver Bariun dhe trashëgiminë e sazeve
“Pa fjalime, pa medie, pa lule, afër varrit të gruas sime Shpresës” – Testamenti i Rexhep Qosjes
Hapet Programi i Parë i Internshipeve për Kineastët e Rinj dhe do të ndërtohet zona e re e Studiove Filmike në Shqipëri
Më shumë se thjesht pjesëmarrje: Shqipëria ‘pushton’ Berlinin dhe thyen tabutë e kinematografisë!”

 

Pikërisht për këtë arsye, më duhet t’ju falënderoj për këtë shkrim. Në një ambient ku të gjithë mjaftohen me një buzëqeshje diplomatike apo me urime protokollare me chatgpt, është një surprizë e mirëpritur të shohësh një figurë publike që ndalon, merr penën dhe i kushton një vëmendje kaq të detajuar kinemasë shqiptare. Çfarë nuk kemi dëgjuar e lexuar këto kohë për gjithçka e për çdo gjë, por pothuajse asgjë për filmin! Prandaj, vetëm për faktin se e kthyet vëmendjen e opinionit publik te salla e errët e kinemasë, meritoni një duartrokitje të sinqertë.

 

Është gjithmonë e shëndetshme të dëgjosh mendime të zhveshura, “bruto” pa llustër.

 

E lexova analizën tuaj mbi “fshatin” e kinemasë së sotme dhe më bëri të mendoj. Teksa përmendni dëshirën për të parë më shumë qytet në ekran, më erdhi ndërmend ajo thënia e famshme e Federico Fellinit: “Kinemaja është një kopsht zoologjik ku pikturohen ëndrrat.” E nëse ëndrrat tona pikturohen nga subkoshienca, kjo dashuri e pavetëdijshme e kamerës për fshatin nuk është ndonjë “faj” apo paaftësi e artistëve tanë, por thjesht dëshmi e asaj lidhjeje ende të fortë, të afërt e organike që të gjithë ne, duam apo nuk duam, e kemi ende me rrënjët tona e me fshatin.

 

E vërteta është që Kinemaja e Re shqiptare po na zbardh fytyrën duke korrur sukses e duke marrë çmime pas çmimesh në festivale të rëndësishme ndërkombëtare ku ne konkurojmë me produksionet tona modeste, krah produksioneve titanike të kinemasë botërore, por gjithashtu është edhe nga të paktat forma të artit që i sjell vendit dhe ekonomisë sonë të ardhura konkrete. Edhe pse investimi ynë ka qenë historikisht modest, çdo projekt filmik vendas arrin të thithë e të importojë fondet e bashkëprodhimeve të huaja direkt në tregun tonë lokal. Thënë ndryshe, filmi nuk po na jep vetëm kulturë e dinjitet, por po fut edhe para të huaja në ekonominë shqiptare.

 

Kinemaja jonë po kërkon të gjejë vetveten pasi doli nga ajo fëmijëri e stërgjatë, e rritur në kampe pionerësh, ku çdo gjë matej me gramaturë ideologjike. Dhe po, nganjëherë ky kërkim ngjan pak si ajo kinemaja e Kusturicës, Ken Loach apo e vëllezërve Dardenne: pa shkëlqim , pa makijazh , por me atë etjen e vrazhdë për të kapur të vërtetën tani që po afrohet në “lule te rinisë”.

 

Prandaj, përtej këtij debati të mirë e miqësor mes “fshatit” dhe “qytetit”, po ju japim një lajm të mirë: ato shqetësimet tuaja të drejta nuk po i lëmë në mëshirë të fatit, por po i përgjigjemi me vepra konkrete e me shumë dashuri për ekranin e madh.

 

Tani, si Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, post ku shpesh më qëllon të marr akuza se pse filmi nuk financohet sa në Evropë, pse nuk bëjmë dhe ne një film për Oscar, apo pse bëjmë festival kombëtar, duhet ta pranoj me pak autoironi se nuk kam ndonjë formulë të thjeshtë që me një vendim rrit menjëherë buxhetet, shumëfishon numrin e filmave të financuar, ngre cilësinë artistike, apo të ndryshoj vetë mëndjen e krijuesve. Kam vetëm një staf të vogël dhe veten qe punojmë me përkushtim deri ne orët e vona çdo ditë për të kontribuar në magjinë e kinemasë shqiptare.

 

Megjithatë, pa premtime të lehta, por me punë të përditshme, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, po punojmë me hapa konkretë e me këmbë në tokë.

 

Po bëjmë një ligj të ri që e ndihmon shumë vizionin e Kinemasë së Re shqiptare, po rrisim buxhetet publike dhe po vëmë në punë mekanizmin e Cash Rebate-it, në mënyrë që regjisorët tanë të mos xhirojnë te fshati nga “halli i xhepit”, por të kenë liri të plotë financiare për të ndërtuar produksione urbane e me kualitet teknik modern. Po investojmë te brezi i ri: kemi dhënë tashmë dy bursat e para dhe po punojmë për të çuar të tjerë regjisorë, skenaristë e drejtorë fotografie në shkollat më të mira të botës, nga FAMU në Pragë, Centro Sperimentale di Cinematografia në Romë, La FÉMIS në Paris, e deri te akademitë më elitare në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Paralelisht, po rrisim investimet për të ri-jetësuar kinematë publike nëpër qytete të ndryshme të vendit, sepse filmi shqiptar duhet të ketë shtëpinë e vet ku të shkojë e të shihet kollaj nga publiku që e do aq shumë. Gjithashtu, “zymtësinë” e Kosovës ne nuk e shohim si pengesë, por si një nga shkollat më të fuqishme të dramës në Evropë, thellësinë e së cilës po e bëjmë bashkë me energjinë tonë për një kinema mbarëshqiptare plot jetë.

 

Nëse sot ndoshta shohim pak më shumë nga dritarja e kasolleve, kjo bëhet thjesht sepse po pastrojmë xhamat e pluhurosur. Por puna ka filluar të pastrojë jo vetëm lenten e kamerës, por edhe syrin e mendjes tonë. Na duhet pak durim, përkushtim dhe mirëkuptim nga të gjithë.

 

Ndaj mos i fikni shpresat e as dritat e sallës, filmi ynë më i bukur sapo ka filluar!

 

* Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar
Ben Blushi: Si më vodhi botuesja ime
Romë/ Çmimi “Fjala e Artë” bashkon Italinë, Shqipërinë dhe Emiratet – Nderohet Zv. Ambasadori i EBA, Khalid Aljarman
Nderimi i Lasgush Poradecit në Vjenë ndez polemika, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare
Ndërron jetë aktori i njohur Fitim Makashi, babai i Redon Makashit

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Kthesa e papritur, policia shqiptare merr vendimin ekstrem edhe për Eduart Kuçin! Zbardhet dëshmia

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kthesa e papritur, policia shqiptare merr vendimin ekstrem edhe për Eduart Kuçin! Zbardhet dëshmia
Aktualitet
September 8, 2026
Këto 7 sjellje të pronarit qeni i mban mend për një kohë shumë të gjatë
Kuriozitete
September 8, 2026
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Ekonomi
September 8, 2026
Diell dhe kthjellime në të gjithë territorin, si parashikohet moti për sot
Moti
September 8, 2026

Lexo edhe:

Kulturë

Nëna e Shpat Kasapit flet mes dhimbjes dhe lotëve për humbjen e të birit!

December 2, 2025
Kulturë

Rikthehet “Mbrëmja e Mirësisë – The Orange Night”

November 27, 2025
Kulturë

Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’ për romanin “Ndëshkimi i dytë i Evës“

November 15, 2025
PolitikëKulturë

A u frymëzua Rama nga libri i tij? Blushi: Diellën e parashikova një vit para lindjes

November 14, 2025
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?