Në një bisedë për Prive by LS, Ola dhe Adi kane ndare disa detaje rreth marrëdhënies dhe planeve të tyre personale e profesionale.
E pyetur nëse çifti po mendon për martesën dhe nëse ky hap mund të ndodhë së shpejti, Ola bëri të qartë se nuk është diçka që e kanë në planin e afërt.
“Martesa nuk është e afërt. Besoj që do të jetë në një moment të dytë, kur ne të jemi më të gatshëm dhe më të plotësuar me veten. Kurdo që të vijë, do të jetë një martesë që ne e ndiejmë”, deklaroi ajo.
Nga ana tjetër, Adi foli edhe për karrierën, duke zbuluar se po punon për disa projekte të reja, të cilat pritet të bëhen publike në një periudhë të afërt.
