Reperi i njohur Fero është mes konkurrentëve që pritet të bëhen pjesë e këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Lajmi është mësuar ekskluzivisht nga burime për Vip Magazine.
Ende nuk ka një datë zyrtare për nisjen e spektaklit, ndërsa pjesëmarrja në këtë format do të shënonte një tjetër kapitull në jetën e reperit.
Kjo eksperiencë vjen pas disa ulje-ngritjeve në jetën personale dhe karrierën e tij, mes tyre divorci dhe përplasjet me ish-bashkëshorten, Ninën, me të cilën ka edhe një vajzë.
