Kurioziteti për edicionin e pestë të Big Brother VIP Albania po rritet, ndërsa kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë të personazheve të njohur që mund t’i bashkohen shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Gjatë emisionit “Ftesë në 5”, në Top Channel, u prezantua një listë me gjashtë emra që po përfliten si kandidatë të mundshëm për t’u bërë pjesë e këtij edicioni.
Në listën e diskutuar janë këngëtari Bujar Qamili, Mira Konçi, Robert Berisha, Viola Spiro, Deta Kokomani dhe reperi Fero i cili eshte konfirmuar tashme nga Vip Magazine.
Përfshirja e emrave me profile të ndryshme në këtë listë ka shtuar kureshtjen e publikut, veçanërisht për personazhe si Fero, pjesëmarrja e të cilit në një format të tillë do të përbënte një nga surprizat e mundshme të këtij sezoni.
Ndërkohë, edhe emrat e tjerë të përmendur kanë ngjallur interes, duke rikthyer diskutimet mbi personazhet që mund të shohim në edicionin e ri të reality show-t.
Megjithatë, duhet theksuar se bëhet fjalë për emra të përfolur dhe të përmendur në emisionin “Ftesë në 5”, dhe jo për një listë zyrtare të konfirmuar nga produksioni.
Deri në zbulimin e banorëve të vërtetë, mbetet për t’u parë se cilët prej këtyre emrave do të bëhen pjesë e Big Brother VIP Albania 5.
