Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Kjo është mënyra për të marrë pa pagesë ilaçet kundër koronavirusit në Shqipëri
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Kjo është mënyra për të marrë pa pagesë ilaçet kundër koronavirusit në Shqipëri
Aktualitet

Kjo është mënyra për të marrë pa pagesë ilaçet kundër koronavirusit në Shqipëri

Last updated: December 5, 2020 09:33
4 Min Read
SHARE
Banner

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga qendra shëndetësore Nr.2 në Tiranë, tha se është siguruar financimi i plotë për paketat e trajtimit ambulator falas për pacientët që trajtohen në shtëpi.

“Rimbursimi 100% dhe financimi nga shteti për paketën e trajtimit me barna për të gjithë qytetarët të cilët kanë forma të lehta dhe të moderuara të sëmundjes, është një tjetër hap drejt mbështetjes së qytetarëve, drejt angazhimit dhe kujdesit që qeveria shqiptare ka për gjithë qytetarët shqiptarët”, tha Manastirliu.

Duke folur për lehtësinë e përfitimit të barnave në banesë, mundësuar falë sistemit elektronik në rrjetin e qendrave shëndetësore, Manastirliu tha:
“Është lehtësia që ne tashmë kemi vendosur jo vetëm për diagnozën Covid19 por edhe për diagnoza të tjera në sistem, që mundëson rimbursimin e shpejtë. Në fakt gjatë gjithë periudhës së pandemisë qytetarëve të cilëve i’u është dashur që të marrin barna me rimbursim, i kanë marrë pikërisht nëpërmjet kodit elektronik dhe vendosjes në lidhje direkte të mjekut të familjes, qytetarit dhe farmacisë”.

Lexo edhe:

‘Premium Beach Hotel’ në Golem servir djath me baktere për turistët, AKU zbarkon në hotel pas helmimit
PAMJET/ E shau në shkallët e avionit, Rama kap për qafe të riun dhe ia dorëzon policisë italiane
Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!
Daja i Zegjine Çaushit shpallet në kërkim, bën veprimin e rëndë ndaj ish-vjehrrit

Mjekët e familjes shpjeguan procedurën që ndiqet për përfitimin e barnave me rimbursim.
“Tashmë kemi filluar dhe pjesën e rimbursimit, gjithmonë në fazën dhe në stadin që është pacienti, në stadet e lehta duke e trajtuar me vitaminën terapi dhe në format e moderuara që i trajtojmë me antikoagulantë, me antibiotikë, në varësi të simptomave që shfaq dhe të sëmundshmërisë kronike dhe kodi i dërgohet pacientit dhe mund të merren barnat në farmaci me anë të familjarëve që nuk ka kontakt të drejtëpërdrejtë”, tha dr. Dorinela Saliaj.
Ministrja e Shëndetësisë vlerësoi punën e madhe që po bëjnë mjekët e familjes për ndjekjen dhe trajtimin e pacientëve me covid19.

“Roli i mjekut të familjes është vendimtar, është thelbësor në luftën kundër Covid19. Sepse në terren është lufta e vërtetë. Patjetër është në spitale, sepse është lufta për jetën. Por në qendrat tona shëndetësore ku bëhet një punë fantastike dhe një punë kaq voluminoze për të trajtuar në kohë rastet e formave të lehta apo të moderuara, është edhe këtu një rol thelbësor dhe i rëndësishëm për të parandaluar atë që mund të vijë më vonë si një risk i shkaktuar nga mungesa e trajtimit”, tha Manastirliu.

Gjatë vizitës në qendrën shëndetësore nr. 2 në Tiranë, Ministrja Manastirliu u shpreh se vazhdon vaksinimi falas kundër gripit i grupeve në riks në të gjitha qendrat shëndetësore, duke e konsideruar këtë një ushtrim të mirë në pritje të ardhjes së vaksinës anti-covid.
“Vaksinimi kundër gripit në një sasi kaq të madhe për një periudhë të shkurtër kohore, ku po vaksinojmë 368 mijë qytetarë, është sigurisht një ushtrim parapërgatitës edhe përsa i përket vaksinës së Covid19. Sigurisht në momentin që ajo do të vijë në Shqipëri, do të garantojë gjithashtu edhe sigurinë edhe efektivitetin. Dhe padyshim në varësi edhe të llojit të vaksinës që do të vijë kemi gati edhe skenarët për çdo vaksinë sipas llojit dhe karakteristikave që ajo ka”, tha Manastirliu.

Rimbursimi i barnave në banesë është mundësuar me financimin 100% nga shteti për të gjithë qytetarët e diagnostikuar me COVID19, qofshin të siguruar ose jo, për format e lehta dhe të moderuara të sëmundjes.

Rimbursimi kryhet nga mjeku i familjes, përmes sistemit elektronik. Qytetarët që nuk e kanë lidhjen me mjekun e familjes, mund të njihen duke telefonuar në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 të vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë.

“Dil jashtë!”/ Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat, qytetarët braktisin mbledhjen në shenjë proteste
Elton Ilirjani sjell magjinë e Parashqevi Simakut në pasarelën botërore
“Pesë orë që m’u dukën një jetë”, gazetarja Bora Shahini denoncon përvojën e rëndë në Pediatri
Qytetari denoncon: Çfarë më bëri fsheurazi IUTE Credit, pse nuk veprojnë institucionet?
Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit, 12 shtator 2026
TAGGED:covid-19ilace

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Lopa pjell,” Sara Hoxha irritohet me ndjekësit(FOTO)
Next Article Miriam Cani zbulon sekretin nga ceremonia e martesës në Maldiva
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Një javë me surpriza për këto shenja të horoskopit, por me disa paralajmërime: Data kur duhet treguar kujdes
Horoskopi
September 14, 2026
Parashikimi i motit për sot, 13 shtator 2026/ Rikthehen temperaturat deri në 31°C
Moti
September 14, 2026
Horoskopi 14 shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
September 14, 2026
Romir Zalla lë të hapur rikthimin në “Portokalli”: “Nëse më ftojnë…”
Të famshëm
September 13, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

September 11, 2026
Politikë

Qeveria numëron PPP-të, administrata numëron dosjet!

September 9, 2026
Aktualitet

Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht! Është serioze

September 9, 2026
Aktualitet

Përplasja me Eduard Kuçin, Gjykata jep vendimin për Jozin!

September 9, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?