Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Alarm për enët e kuzhinës me substancë kimike, tërhiqet produkti nga tregu shqiptar
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Sociale > Alarm për enët e kuzhinës me substancë kimike, tërhiqet produkti nga tregu shqiptar
Sociale

Alarm për enët e kuzhinës me substancë kimike, tërhiqet produkti nga tregu shqiptar

Last updated: November 6, 2026 22:54
3 Min Read
SHARE

Një tjetër produkt i tregtuar në Shqipëri po tërhiqet nga tregu pas një sinjalizimi nga jashtë vendit.

Analizat laboratorike të kryera në Belgjikë kanë zbuluar tejkalim të kufirit të lejuar të migrimit të një substance kimike në një spatul kuzhine, duke rikthyer në vëmendje efektivitetin e kontrolleve të sigurisë së produkteve në tregun vendas.

Banner

Sipas Inspektoratit të Mbikëqyrjes së Tregut, bëhet fjalë për produktin “Nylon Serving Spatula 33cm”, të tregtuar nga ARTEG GROUP. Përmes sistemit europian të alarmit RASFF, autoritetet belge kanë raportuar se substanca 4,4’-diaminodiphenylmethane (MDA) migron nga materiali i produktit në nivele mbi kufirin e lejuar.

Lexo edhe:

URF – AMP/ Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv
Mashtrim apo zhvatje? One Albania në shkresat si skandali i Mikro Kredive
Shqiptarët shpenzojnë rreth 4 mijë lekë në muaj për alkool dhe duhan
Gruaja më e vjetër në botë, qeveria pension të posaçëm për nënë Qamilen

Megjithatë, rasti është klasifikuar si risk jo serioz për shëndetin e njeriut. Kjo do të thotë se konstatimi i tejkalimit të normave nuk duhet interpretuar automatikisht si provë e dëmtimit të shëndetit të konsumatorëve.

Rasti vjen në një kohë kur të dhënat e mbikëqyrjes së tregut tregojnë se gjatë vitit 2025, në Shqipëri u kryen 2.445 inspektime dhe u kontrolluan 5.794 produkte, nga të cilat 74 rezultuan me jokonformitete, ose 1,27% e totalit.

Sipas raportit vjetor të ISHMT-së, në vitin 2024 ishin evidentuar 118 jokonformitete nga 8.684 produkte të kontrolluara. Ndërkohë, numri i masave urgjente zbriti nga 3 në vitin 2024 në 2 gjatë vitit 2025. Nga ana tjetwr, numri i produkteve të kontrolluara në Shqipëri ra me rreth 33% gjatë vitit 2025.

Këto shifra nuk përfaqësojnë numrin e produkteve të tërhequra nga tregu, por rastet e mospërputhjeve të konstatuara gjatë kontrolleve.

Për krahasim, në Bashkimin Europian, sistemi Safety Gate regjistroi 4.671 alarme për produkte të rrezikshme joushqimore gjatë vitit 2025, 13% më shumë se një vit më parë. Kjo shifër përfshin të gjithë rrjetin europian dhe nuk është drejtpërdrejt e krahasueshme me jokonformitetet e evidentuara nga ISHMT në Shqipëri.

Për produktin e identifikuar në Belgjikë, kompania ARTEG GROUP ka njoftuar tërheqjen nga tregu. Konsumatorët që kanë blerë spatulën me barkod 5413821079684 duhet të ndërpresin përdorimin e saj në kontakt me ushqimin dhe mund ta kthejnë në dyqanet e kompanisë për të marrë rimbursimin e plotë.

Autoritetet shqiptare nuk kanë publikuar numrin e njësive të shitura apo sasinë e produktit të tërhequr, duke lënë të paqartë përmasat e qarkullimit të tij në tregun vendas

Gruaja lind fëmijën e 11-të në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ja emri i veçantë
Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: këtë herë në fokus kozmetika
Pediatria me pajisje të re për trajtimin e fëmijëve dhe mbrojtjen e personelit mjekësor
“Pesë orë që m’u dukën një jetë”, gazetarja Bora Shahini denoncon përvojën e rëndë në Pediatri
6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”
TAGGED:ARTEG GROUP

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Falimenton banka e parë dixhitale e Paraguait, miliona qytetarë humbasin kursimet
Next Article Luiz Ejlli sërish në një film me Olta Gixharin? Frederik Ndoci bën zgjedhjen e papritur

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Luiz Ejlli sërish në një film me Olta Gixharin? Frederik Ndoci bën zgjedhjen e papritur
Tv Shows
November 6, 2026
Falimenton banka e parë dixhitale e Paraguait, miliona qytetarë humbasin kursimet
Ekonomi
November 6, 2026
“AMA” franceze gjobit vetëm një televizion me 3.5 milionë euro për sharjet “idiot, i trashë”
Aktualitet
November 6, 2026
Horoskopi i parave për muajin nëntor: Cilat janë shenjat e zodiakut që do tërheqin më shumë sukses dhe fat
Horoskopi
November 6, 2026

Lexo edhe:

Sociale

Nga telefonat, veshja dhe siguria, risitë për ditën e parë të shkollës

September 2, 2026
Sociale

“03:47” kalon në tregun botëror, Aldo Sulollari shënon një sukses të ri për letërsinë shqiptare

August 20, 2026
Sociale

Ish-deputeti socialist bëhet babai i një djali, pas dy vajzave

August 8, 2026
Sociale

Influencer me diplomë, tashmë ky profesion është edhe degë studimi në Universitet

August 7, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?