Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Shqiptarët shpenzojnë rreth 4 mijë lekë në muaj për alkool dhe duhan
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Sociale > Shqiptarët shpenzojnë rreth 4 mijë lekë në muaj për alkool dhe duhan
Sociale

Shqiptarët shpenzojnë rreth 4 mijë lekë në muaj për alkool dhe duhan

Last updated: October 11, 2026 11:10
2 Min Read
SHARE
Banner

Alkooli dhe duhani po zënë një pjesë gjithnjë e më të madhe të buxhetit familjar. Në vitin 2025, kjo kategori përbënte 4.3% të shpenzimeve mesatare mujore të familjeve shqiptare, nga 4.2% një vit më parë. Një peshë që, në pamje të parë, mund të duket e vogël, por që e përkthyer në lekë merr përmasa shumë më domethënëse.

Sipas INSTAT, një familje në Shqipëri shpenzoi mesatarisht 95,227 lekë në muaj gjatë vitit 2025. Duke aplikuar peshën prej 4.3%, rezulton se rreth 4,100 lekë në muaj shkojnë për pije alkoolike dhe produkte duhani. Në harkun e një viti, kjo përkthehet në afërsisht 49 mijë lekë për familje.

Sigal

Lexo edhe:

Gruaja më e vjetër në botë, qeveria pension të posaçëm për nënë Qamilen
Gruaja lind fëmijën e 11-të në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ja emri i veçantë
Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: këtë herë në fokus kozmetika
Pediatria me pajisje të re për trajtimin e fëmijëve dhe mbrojtjen e personelit mjekësor

Por panorama bëhet edhe më interesante kur shohim ritmin e rritjes. Shpenzimet për “pije alkoolike dhe duhan” u rritën me 5.1% ndaj vitit 2024, më shumë se dyfishi i rritjes prej 2.3% të shpenzimeve familjare në tërësi. Kjo ishte ndër rritjet më të larta të regjistruara gjatë vitit, pas argëtimit dhe kulturës.

Edhe krahasimi me zëra të tjerë të buxhetit është domethënës. Alkooli dhe duhani marrin 4.3% të shpenzimeve, një peshë më të lartë se ajo e shëndetit, 3.4%, arsimit, 3.3%, komunikimit, 3.7% apo argëtimit dhe kulturës, 2.8%.

Në rang vendi, shpenzimet mujore për konsum arrijnë në rreth 72.3 miliardë lekë. Një përllogaritje e “Scan Intel”, duke përdorur peshën prej 4.3%, e çon faturën për alkool dhe duhan në rreth 3.1 miliardë lekë në muaj, ose afërsisht rreth 37 miliardë lekë në vit. Bëhet fjalë për një vlerësim të nxjerrë nga të dhënat e INSTAT dhe jo për një total të publikuar drejtpërdrejt nga institucioni.

Duhet të theksojmë se në këtë kategori INSTAT përfshin pijet alkoolike të blera zakonisht për konsum në shtëpi, si verë, birrë, raki apo whisky, si edhe cigare, puro dhe produkte të tjera duhani. Konsumi në bare dhe restorante klasifikohet në një kategori tjetër. Duke marrë parasysh këtë fatura për “vese” mund të jetë edhe më e lartë.

“Pesë orë që m’u dukën një jetë”, gazetarja Bora Shahini denoncon përvojën e rëndë në Pediatri
6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”
Nga telefonat, veshja dhe siguria, risitë për ditën e parë të shkollës
“03:47” kalon në tregun botëror, Aldo Sulollari shënon një sukses të ri për letërsinë shqiptare
Ish-deputeti socialist bëhet babai i një djali, pas dy vajzave
TAGGED:Alkooliduhani

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Reshje shiu dhe shtrëngata/ Moti për ditën e sotme

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Reshje shiu dhe shtrëngata/ Moti për ditën e sotme
Moti
October 11, 2026
Horoskopi 11 tetor 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
October 11, 2026
Publikohet kënga e re e Shpat Kasapit, Selvija zbulon historinë prekëse që fshihet pas saj
Të famshëm
October 11, 2026
Fshihen videot intime të VIP-ve shqiptarë, pas ankesës në AMA
Të famshëm
October 10, 2026

Lexo edhe:

Sociale

Influencer me diplomë, tashmë ky profesion është edhe degë studimi në Universitet

August 7, 2026
Sociale

93% e maturatëve ekselentë duan të ndjekin studimet e larta brenda vendit: Tri preferencat kryesore të të rinjve për vitin e ri akademik

August 6, 2026
Sociale

Shqiptarët paguajnë rreth 100 euro për shërbimet celulare, Vodafone dhe One dyfishojnë fitimet

July 20, 2026
Sociale

Pse gratë shqiptare po plaken më shpejt se burrat

July 14, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?