Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, një nga çiftet më të komentuar dhe të dashur për publikun shqiptar, janë rikthyer në vëmendjen e mediave rozë. Këtë herë, në qendër të diskutimeve janë lajmet për një shtatzëni të mundshme të moderatores.
Sipas burimeve të sigurta për “Prive”, Kiara dhe Luizi thuhet se janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, duke u përgatitur kështu për të zgjeruar familjen me një tjetër anëtar.
Historia e tyre e dashurisë nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ndërsa pas përfundimit të spektaklit, çifti hodhi një tjetër hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre, duke u bërë prindër për herë të parë në prill të vitit 2024. Në jetë erdhi vajza e tyre, Luna Mari.
