Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Rozana Radi publikon letrën pa përgjigje të të atit: “Do jem gjithmonë në krahun tënd të zemrës”
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Profili i Vipave > Rozana Radi publikon letrën pa përgjigje të të atit: “Do jem gjithmonë në krahun tënd të zemrës”
Profili i VipaveTë famshëm

Rozana Radi publikon letrën pa përgjigje të të atit: “Do jem gjithmonë në krahun tënd të zemrës”

Last updated: August 30, 2020 07:36
4 Min Read
SHARE
Banner

Dita e djeshme për Rozana Radin ka një kuptim të veçantë pasi ishte dita e lindjes së babait të saj. Ndarja nga jeta e prindit është një ngjarje që lë shenjë gjithnjë dhe dhimbjen për të, Rozana ka vendosur ta ndajë nëpërmjet një letre. Është një letër emocionuese “pa përgjigje”, në të cilën përshkruan momentin e parë pas ndarjes nga jeta të tij dhe përjetimet e saj.

“Për ty që nuk je më! Erdha 2 orë me vonesë. Të kishin marrë! Nuk e dija nëse ishe akoma apo kishe ikur përgjithmonë. Dëgjoja zhurma njerëzish dhe mundohesha të kuptoja çfarë po dëgjoja. Me sytë që po më shpërthenin si dy vullkanë të zemëruar, shikoja nëpër flakë shumë gazetarë, fotografë, të cilët mundoheshin të shkëpusnin një foto nga portreti im i shpërfytyruar. Dhe sot nuk gjej asnjë fjalë për të arsyetuar ftohtësinë dhe qetësinë e tyre. Mjaftonte një foto e familjes sime të “shkatërruar” dhe ja tek u bë lajm i parë në të gjitha gazetat. Unë shikoja nënën, ajo më shikonte mua dhe kur sytë tane u ndeshën me njëra-tjetrën munda të lexoj gjithë mërzinë e saj me jetën. Sot pas 18 vitesh kam arritur në konkluzionin: “Askush nuk e fsheh më shumë dhimbjen sesa një nënë e cila kërkon të bëhet e fortë për fëmijët e saj.” Më pas ktheva sytë nga ime motër dhe qëndrova në pritje të një shenje nga ajo. Të gjithë i shikoja pranë vetes, vetëm babain nuk po ma zinin sytë askund. Ngadalë ndjeva që po më largohej një pjesë nga jeta ime. Vendosa të qaj pa e përmbajtur veten. Të gjithë më shikonin, por mua s’më interesonte se më shikonin e dëgjonin. Sot po kërkoj një rrugë për të dalë nga kjo ngjarje, por përpara më del vetëm portreti yt. Portreti yt i ri kur unë isha fare e vogël e ti më mësoje se si të shkruaja. Kur tregoje 1000 jetët e tua të çuditshme. Kur më merrje në motorin tënd e më mësoje se si ta ngisja atë. Më thoje “çuni i shtëpisë “ dhe me të vërtetë ashtu u bëra. Më duhej të shkollohesha, por dhe të punoja në të njëjtën kohë. Gjithmonë me kokën lart se isha vajza jote. Kurrë s’ja shtriva dorën askujt. Ishim në shtëpi 3 gra të forta që jeta na mbështeti me shpatulla pas murit, por kurrë nuk ja doli të na rrëzojë. Babi…. sa herë e kam thirrur këtë emër dhe tani kur e thërras përsëri kam frikë se mos është për herë të fundit, por brenda vetes e di që kam qenë e do të jem gjithmonë në krahun tënd të zemrës.

Çfarë do baba? Po ndiej që ti ke frikë për herë të parë në jetën tënde! Nuk duhet të kesh frikë sepse nuk është në natyrën tënde. U përkula në trupin tënd të ftohtë e të flisja nën zë. Mos ki frikë aty ku je. Do të kalojmë të gjithë andej, ke për ta parë!”

Lexo edhe:

Dy mjekë të arrestuar! Çfarë kanë zbuluar deri tani hetimet për vdekjen e artistit grek Giorgios Mazonakis
Miri tregon nëse do këndonte në dasmat e çifteve Selin-Gimbo apo Brikena-Mateo
“Kjo nuk është lamtumirë”, Stresi paralajmëron për një tërheqje nga muzika
“Vjen nga bota e muzikës”, Bojken Lako flet për herë të parë për partneren

Rozana ka treguar se kjo është një nga letrat e librit të saj me histori personale, të cilin do ta publikojë së shpejti.

U shfaqën bashkë në dasmën e Kidës, Alessio flet për herë të parë për marrëdhënien me Jonida Maliqin
A e ndihmoi Rogerti të fitonte çmimin? Selin i përgjigjet ish-finalistit të Big Brother Vip Albania
Selin Bollati së shpejti moderatore në “Goca dhe gra”, zbulon surprizën romantike nga Gimbo
EKSKLUZIVE/ Nevina Shtylla në pritje të ëmbël
Albano Bogdo lë Vizion Plus për Top Channel, rikthehet në Portokalli
TAGGED:babairozana radi

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Një tjetër çift simpatik në showbizzin shqiptar, kush është biondja bukuroshe që i ka vjedhur zemrën Dorian Ramaliut
Next Article Mundësi të reja, zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë
Aktualitet
September 11, 2026
Paraditja e nxehtë, pasdite nisin vranësirat! Si do të jenë temperaturat
Moti
September 11, 2026
Nga marsi 2027, nisin fluturimet direkte mes Tiranës dhe Luksemburgut
Vip Travel
September 10, 2026
Ja 5 shenjat e horoskopit që nuk japin mundësi të dyta pas tradhtisë…
Horoskopi
September 10, 2026

Lexo edhe:

Tv Shows

Kujt do i merrte këshilla? Heidi Baci zgjedh moderatoren e preferuar të Për’puthen

September 7, 2026
Të famshëm

Pas sherrit me Joz Markun, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Të famshëm

“Fëmijë jashtë martese”/ Trondit Eni Çobani në Grida Duma Podkast, kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por…

September 6, 2026
Të famshëm

FOTO/ Mijëra euro po “derdhen” për dëmtimin e Joz Markut, dalin pagesat dhe…

September 6, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?