Krejt papritur, pasi konfirmuan lidhjen dhe dukeshin mëse të lumtur, duket se Bora Zemani dhe Donald Veshaj i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Të paktën kështu aludohet nga veprimet e tyre të fundit në rrjete sociale.
Çifti të cilët sapo kishin filluar të postonin momente së bashku, prej ditësh tashmë nuk kanë postuar asgjë.
Madje, çdo foto që ata kishin postuar më përpara me njëri-tjetrin, tashmë është fshirë nga profilet e tyre në rrjete sociale. Gjithashtu, ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin dhe në kohët e sotme, një “unfollow” përkthehet në ndarje. Deri tani, asnjë prej tyre nuk ka reaguar ndaj këtyre aludimeve.