Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Ndryshojnë procedurat për sigurimin e automjeteve, sot miratohet ligji
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Ndryshojnë procedurat për sigurimin e automjeteve, sot miratohet ligji
Aktualitet

Ndryshojnë procedurat për sigurimin e automjeteve, sot miratohet ligji

Last updated: March 16, 2021 07:00
5 Min Read
SHARE
Banner

Parlamenti pritet të miratojë sot ligjin “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”. Institucionet kontrolluese kanë evidentuar një sërë problematikash dhe abuzime të bëra në ligjin për sigurimin e automjeteve, prandaj qeveria ka vendosur ta ndryshojë atë. Pas shqyrtimeve Komisioni i Ekonomisë, si komision përgjegjës, ka vendosur që ligji i ri të ndryshojë tarifat e primeve për sigurimet e transportit publik. Konkretisht, parashikohet që, dëmshpërblimi nga kompania e sigurimit për mjetin e dëmtuar të rritet me 5 milionë lekë për çdo kategori.

Gjithashtu, do të rritet në 22 milionë lekë dëmshpërblimi për çdo person të dëmtuar nga 20 milionë lekë që ishte më parë. “Rritja me 50 për qind e limitit të përgjegjësisë për dëmet ndaj pronës, nga 10 në 15 milionë lekë të rreth 85 për qind të mjeteve motorike, konkretisht për autoveturat dhe mjetet e tjera motorike të ndryshme nga autobusë, kamionë dhe mjete që transportojnë lëndë të rrezikshme; Rritja me 33 për qind për autobusët dhe kamionët, përfshirë rimorkiot, nga 15-20 milionë lekë; Përsa i përket limitit të përgjegjësisë për çdo person të dëmtuar në një ngjarje sigurimi, në projektligj është parashikuar rritje e limitit me 10 për qind 20-22 milionë lekë dhe pas 5 vjetëve limiti i përgjegjësisë shkon nga 22 milionë lekë në 32 milionë lekë, duke u rritur me 60 për qind”, thuhet në relacionin e komisionit përgjegjës.

Patjetër do të ketë edhe lehtësi procedurash për të reduktuar zvarritjet që u bëhen qytetarëve nga kompanitë e sigurimit. Në relacion sqarohet se, tani e tutje kompanitë e sigurimit do të kenë të drejtën të përcaktojnë tarifat, por do të shpërblejnë brenda dy javësh klientin me të cilin ka kontratën, me nivelin e përcaktuar në ligj. “Për të shmangur shkeljet e afateve në trajtimin e kërkesave për dëmshpërblim, të cilat deri tani kanë sjellë vonesa në pagimin e dëmshpërblimit nga shoqëritë e sigurimit, si dhe për të rritur transparencën e procesit, projektligji parashikon disa afate dhe procedura të reja. Shoqëria e sigurimit detyrohet të paguajë dëmshpërblimin brenda 14 ditëve pas përfundimit të afatit të trajtimit të dëmit dhe nënshkrimit të deklaratës së pranimit të dëmshpërblimit”, thuhet në relacion.

Lexo edhe:

iUTE Credit jep 4 milionë me ID-në e tjetrit, D&A Fin Partner i shkon viktimës për përmbarim
Përfshihet nga flakët kati i gjashtë i hotel Radisson në Tiranë, klientët dalin me urgjencë
Nuk ndalet fundosja e Euros, prek nivelin më të ulët historik
Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”, me sa shiten euro dhe dollari

Monitorim për kompanitë e sigurimit

Gjatë dy viteve të fundit janë evidentuar një sërë shkeljesh nga kompanitë e sigurimit kundrejt personit me të cilin ka kontratën. Prandaj, ligji i ri parashikon që gjobat për kompanitë që shkelin ligjin të rritet, duke shkuar deri në pezullim licence. Gjatë gjithë kohës kompanitë e sigurimit do të jenë në monitorim dhe duhet të zbatojnë kontrata sipas direktivave europiane. “Nga raportet janë evidentuar këto problematika: Mospagesat e dëmeve nga Fondi i Kompensimit; Luhatjet e çmimeve të primeve; Aftësia e ulët paguese e kompanive të sigurimi. Prandaj, masa e sanksionit me gjobë ndaj shoqërisë së sigurimit dhe Byrosë Shqiptare të Sigurimeve është rritur me 1.5 deri 2 herë në krahasim me ligjin ekzistues. Risi tjetër është që përveç dënimeve me gjobë, Autoriteti merr edhe masa administrative ndaj shoqërive të sigurimit që shkelin ligjin.

Janë shtuar sanksione të reja ndaj Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, janë shtuar lloje të reja penalitetesh, si pezullim apo revokim licence. Gjithashtu, janë shtuar masa ndaj Drejtorit të Byrosë dhe anëtarëve të Bordit të Drejtorëve”, sqaron relacioni. Ndërsa në fund tregohet se ligji i ri do të reduktojë problematikat e këtyre viteve dhe do të rrisë numrin automjeteve të siguruara.

“Ai do të sjellë reduktimin e numrit të mjeteve që qarkullojnë të papajisur me policën e sigurimit të detyrueshëm, përmirësimin e afateve dhe procedurave për dhënien e dëmshpërblimit, rritjen e masës së dëmshpërblimit, uljen e shpenzimeve të marrjes në sigurim, rritjen e edukimit dhe disiplinimit të përdoruesve të mjeteve motorike etj. Projektligji është i domosdoshëm, pasi sjell rritjen e shkallës së përafrimit me direktivat e BE-së, gjë që është kërkesë e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.

Zjarri “rrethoi” Krujën, përmirësohet situata! Vetëm 2 vatra aktive
Sherr për një VAJZË! Zbardhet DËSHMIA e Kristjan Sterjos për vrasjen e 20-vjeçarit në Korçë
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Ish-deputeti socialist bëhet babai i një djali, pas dy vajzave
Influencer me diplomë, tashmë ky profesion është edhe degë studimi në Universitet
TAGGED:makinesigurim

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Më në fund! Lediana puth në buzë Mevlanin(VIDEO)
Next Article Sot është momenti i mundësive të mëdha/ Parashikimi ditor i horoskopit, zbuloni surprizat që kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjesti surprizon me ndryshimin e papritur në pamje! Nuk do ta njihni
Të famshëm
August 11, 2026
I doli në krah protestës, Egla Ceno reagon ashpër pas komenteve në rrjetet sociale
Profili i Vipave
August 11, 2026
5 mijë euro për Roelin nga Labinot Tahiri dhe 2 Ton, Selvije Jao: Jam e lumtur që nuk është vetëm!
Të famshëm
August 11, 2026
Horoskopi javor: Këto shenja të zodiakut të përgatiten për një javë të çmendur!
Horoskopi
August 11, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

“Nuk pëlqejnë t’i lënë gjërat në dorë të fatit” – Këto dy shenja të zodiakut mendojnë gjithmonë disa hapa përpara

August 7, 2026
Aktualitet

Del foto e nënë e bir me origjinë shqiptare, që u aksidentuan për vdekje në Greqi. Ishin duke shkuar në punë

August 7, 2026
Aktualitet

The son of the Brunes Group Owner and three others allegedly fire gunshots from a Yacht in Palasë; Apprehended after a two-hour pursuit at sea

August 7, 2026
Ekonomi

Hakeruesi i Raiffeisen Bank, Eglind Mançja punonte tek Kredo.al, vuri në Linkedin foto të një personi tjetër

August 6, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?