Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: “Goglat” e pemës nisën të vajtojnë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Politikë > “Goglat” e pemës nisën të vajtojnë
AktualitetPolitikëSociale

“Goglat” e pemës nisën të vajtojnë

Last updated: December 12, 2020 20:25
4 Min Read
SHARE
Banner

Kanë kaluar 4 ditë nga ky kaos që ka zaptuar qytetin dhe ka qënë e vështirë të gjesh fjalët e të mbash një qëndrim. Është e vështirë të shikosh e dëgjosh një baba që shpresonte ti bënte dasmën të birit e në vend të saj, hap dyert e mortit. 

E është po aq e vështirë të shohësh në rrugë të rinjtë që dje akuzoheshin si “kafexhinjtë e bllokut” sepse nuk ngriheshin për të drejtat e tyre, tek quhen sot halabakë e huliganë sepse “u kujtuan” të kërkojnë shtetin e së drejtës.

Të rinj që kërkojnë vetëm ndëshkueshmëri ligjore ashtu si kushtetua e kërkon. Të rinj që kërkojnë që ai krimineli, që policia demek e ka shpallur në kërkim, të mos ulet në tavolinën ngjitur me ta të restorantit përballë gjykatës së krimeve të rënda. Të rinj që bashkë me trafikantët “e rëndomtë” të drogërave, të ndëshkohen njësoj edhe ata të mëdhenjtë që ju shesin kokainën atyre e bijve të tyre. Të rinj që kërkojnë të mos përbuzen nga pjella e hajdutëve e kriminelëve të cilët u pasuruan në kurriz të prindërve të tyre që derdhën gjak që fëmijët e tyre të mos përfundojnë rrugëve nga frika se policia po jua vret.

Lexo edhe:

Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, ja 134 institucionet që preken
Detajet e furtunës në administratë, ja kush jep dorëheqjen deri të hënën (EMRAT)
“One” heq internetin gjatë protestës, merr hak për thyerjen e dyqaneve
Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë konspiracione në rrjet, reagon aeroporti i Rinasit

Por prej 4 ditësh këta “halabakë” lihen të vetëm ndërkohë që “elita” e shoqërisë shqiptare hesht. Çfarë i druhen? Çfarë kanë për të fshehur? Për sa u shitën? Në mos miell, çfarë paska patur thesi i tyre? Kur interesat tu prishen e të kujtohen të protestojnë, a do e kërkojnë popullin vallë?

Ku janë mësuesit që janë bërë si dekorimet që vihen mbi komedinë nga qejfi i njërës palë e flaken tutje nga qejfi i palës tjetër? Ku janë pronarët e bizneseve që deklarojnë vetëm minimalen e rrogave e pjesën tjetër të pagave jua japin punonjësve lekë në dorë se duan të shmangin taksat e larta? Ku janë bizneset që bojkotohen nëpër tendera sepse konkurrenti që ofron shifrën më të lartë fiton se kështu i duhet shtetit për llogaritë e interesave të vet? Ku janë mediat të cilat janë bërë kukullat e në mos njërës qeveri, të tjetrës kur të vijë? 

KU JENI JU FORT TË NDERUAR???

A nuk ju duket dhuna e këtyre huliganëve forma e duhur e protestës? Prijuni para ju!
Ofrohuni ju për tu vënë në krye të shtetit që ti ndihmoni këta të rinj të mos bëhen vegël as e qeverisë, as e partive opozitare. Nihmojini ju këta të rinj e të përzejnë ata në dorët e të cilëve nuk keni qënë veçse zara që jeni hedhur e bredhur sipas lojrave të tyre.
Vetëm ju lutem mos u bëni qesharakë. Mos u thoni që kjo protestë na qenka politike se nuk tregoni tjetër veçse injorancë dhe neveri.

Patjetër që është politike. Çfarë u quaka, sipash jush, të kërkosh një shtet ligjor? Çfarë u quaka, sipas jush, të kërkosh siguri në tokën tënde? Çfarë na ditkeni ju politikë, që bota e historia e paska njohur gabim?

Në paçi dashuri për vendin tuaj, në paçi Zot, dhembsuri e gjak, mos qani për pemën e për paqen e maskuar. Në qofshi kaq të varfër, ndryshe nga ju, nuk do t’ju përbuzim, por as do t’na dhimbseni. 

“Afat sot, ora 13:00”/ Protestuesit ultimatum Ramës: Nëse s’jep dorëheqjen, presidenti të shpërndajë parlamentin
Protesta/ Rama reagon nga godina e dëmtuar e Kolegjit të Europës: Këto nuk janë duart e studentëve!
Air Transat rikthehet më 8 maj 2027, shtohen fluturimet direkte Tiranë–Toronto
Shqiptarët shpenzojnë rreth 4 mijë lekë në muaj për alkool dhe duhan
Mos i lini në prizë gjatë natës! Pajisjet që kërkojnë kujdes të veçantë
TAGGED:te rinjte ne protesteunejamklodiani

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Çmendet interneti, ja teoria e çuditshme për vajzën e sapolindur të Gigi Hadid
Next Article Del video/ Sindi jep puthjen e saj të parë në jetë në “Shiko Kush LUAN”
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Neda Balluku bën postimin prekës për djemtë e saj: Jam në pritje, pa shpresë
Profili i Vipave
October 23, 2026
Italia mund të mbetet pa makarona, në rrezik prodhimi i tyre
Vip Travel
October 22, 2026
Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ja sa do të jenë temperaturat
Moti
October 22, 2026
Horoskopi 22 tetor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
October 22, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Albatros Rexhaj/ Kush ka frikë nga shtriga?

October 9, 2026
Politikë

Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale, shkrihen 15 bashki. Voton pro edhe Braçe

October 9, 2026
Aktualitet

Jared Kushner reagon për investimin në Zvërnec

October 9, 2026
Ekonomi

Krimi i rëndë/ Zbulohen 320 tonë pluhur toksik, si Albchrome helmoi Elbasanin me mbetje të rrezikshme

October 9, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?