Kuvendi ka votuar hartën e re territoriale me 46 bashki, një nismë e kundërshtuar nga opozita.
Me 85 vota pro, është miratuar reforma territoriale në Kuvend, pas 15 orëve debat.
Në kundërshtim, opozita ka bllokuar foltoren, ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka tentuar të godasë me shishe uji kryeministrin Edi Rama, por nuk është lejuar nga garda.
Surprizë ishte vota pro e deputetit socialist Erion Braçe, i cili pas daljes nga Kuvendi tha për mediat se sot do e sqarojë arsyen pse vendosi të ndryshojë qëndrim në momentin e fundit edhe pse ishte kundër reformes.
Me kalimin në kuvend të Reformës Territoriale shkrihen 15 bashki, ndërsa hartës së Shqipërisë i shtohen 6 qytete të tjera.
