ISHP ka konstatuar 61 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 355 testime të kryera.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 12 të prekur në Tiranë, 11 në Vlorë, 7 në Durrës, nga 5 raste në Kukës dhe Divjakë, nga 3 raste në Pukë, Korçë, Kurbin, 2 në Krujë dhe nga 1 rast përkatësisht në Shkodër, Fier, Lezhë, Has, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Fushë-Arrëz, Selenicë, Belsh.
Ndërkohë, raportohet për dy të vdekur gjatë 24 orëve të fundit. Bëhet fjalë për një 59 vjeçare nga Lushnja dhe një 77 vjeçar nga Vlora.