Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Shqiptarja rrëfen çdo të thotë të jesh i martuar me një njeri me ngjyrë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Sociale > Shqiptarja rrëfen çdo të thotë të jesh i martuar me një njeri me ngjyrë
Sociale

Shqiptarja rrëfen çdo të thotë të jesh i martuar me një njeri me ngjyrë

Last updated: June 22, 2020 06:43
8 Min Read
SHARE

Protestat pas vdekjes së George Floyd në duart e policisë, nxjorrën përsëri në pah betejën e dhimbshme për barazi racore në Shtetet e Bashkuara. Por, çdo të thotë të ndeshesh me problemet racore në një kontekst më personal – me çfarë vështirësish përballet një çift dy-racor në Amerikë? Jonida Spahija dhe bashkëshorti i saj Nnamdi Nwachukwu (Nuaçuku) ndanë përvojën e tyre me Rudina Dervishin e Zërit të Amerikës.

Jonida dhe Namdi, një çift shqiptaro-nigerian në Uashington DC, i dinë mirë vështirësitë dhe sfidat që sjell një martesë dy-racore. Marrëdhënia e tyre kaloi ditë të errëta në fillimet e saj, pasi u refuzua për një kohë të gjatë nga prindërit dhe familja e Jonidës.

“Nuk më pranuan që isha partneri i saj, derisa lindi vajza. Në atë kohë kishim qenë bashkë për gati tetë vjet. Imagjinoni të jesh në një marrëdhënie ku jeton vetëm pesë minuta larg nga prindërit e bashkëshortes, për të cilët unë nuk ekzistoja”, thotë Nnamdi për Zërin e Amerikës.

Lexo edhe:

Labubu, lodra përbindësh që po fikson fëmijët, çfarë mendojnë psikologët?
“Mashtrimi i ngrohur që vret: E vërteta për IQOS”
Zbardhet lista përfundimtare me mbi 1100 kredi të buta për shtëpi nga Bashkia Tiranë (lista e plotë)
“Pa tym, por jo pa rrezik” – IQOS po mashtron duhanpirësit me premtimin e rremë të sigurisë

Jonida thotë se iu desh të bënte një jetë të dyfishtë për një kohë të gjatë duke u përpjekur të menaxhonte veças dy gjëra shumë të shtrenjta për të, Namdin dhe familjen e saj.

“Kam vepruar me një mentalitet të heshtur që nuk më shërbeu në aspektin afat-gjatë. Në retrospektivë e di që nuk mund ta përsëris atë gabim. Ja ku jemi tani. Të gjithë po i rishikojmë marrëdhëniet racore dhe po i analizojmë në një kontekst shumë më të gjerë se martesa, në shoqëri, dhe kudo në realitet”.

Bashkëjetesa me Namdin e ka bërë Jonidën të dallojë më thellë “privilegjin e të qenurit e bardhë” edhe pse dikur mund të mendonte se si imigrante ishte qytetare e klasës së dytë. Ajo ka qënë dëshmitare e disa incidenteve ku Nnamdi ka qënë objekt i kontrollit policor, thjesht për faktin e ngjyrës.

“Unë isha në sediljen e shoferit kur polici më ndaloi dhe i kërkoi Namdit liçensën, pa m’u drejtuar mua që kisha bërë shkeljen….

“Ai i zbaton rregullat si asnjë tjetër. Unë, si shqiptare, provoj t’i thyej. Gjithmonë provoj limitet, por jo ai. Tani e kuptoj arsyen. Ai nuk guxon t’i thyejë, pasi për të, kjo mund t’i kushtojë jetën. Për dikë tjetër, jo me atë ngjyrë, nuk është e njëjta gjë”.

Lindja e vajzës i dha një dimension të ri vështrimit të Jonidës për problemet racore në shoqërinë amerikane. Ajo shqetësohet se Zara do të përballet me një realitet të vështirë për faktin se vjen nga prindër me ngjyrë të ndryshme.

“Ajo është vetëm pesë vjeç dhe që kur ishte dy, dëgjoi komente për flokët që e bënë të ndihej keq, apo komente për prindërit e saj me ngjyrë të ndryshme. Ajo i vë re këto gjëra – është fëmijë shumë i zgjuar. Askush nuk do ta shohë e të thotë –është një fëmijë gjysmë shqiptar. Ajo është fëmijë me ngjyrë. Dhe kjo vjen me shumë probleme që në moshën pesë vjeçare ajo nuk mund t’i kuptojë”, thotë Jonida.

Zara (që në gjuhën igbo do të thotë “përgjigja”), ishte ajo që ndihmoi në afrimin e familjes së Jonidës ne Nnamdin. Pas diskutimesh të vështira mbi të kaluarën, Nnamdi thotë se e ëma e Jonidës është tani njeriu më i afërt për të në botë, diçka që nuk mund ta kishte imagjinuar. Përparimi i arritur me familjen e Jonidës, e bën atë të besojë se pranimi i gabimeve është elementi kryesor në përmirësimin e marrëdhënieve ndër-racore.

“Është shumë e vështirë t’i kapërcesh problemet pa e pranuar gabimin. Sepse nëse dikush nuk është i gatshëm të pranojë se diçka ka ndodhur ose të pranojë ekzistencën tënde, është shumë e vështirë të thuash ‘të shkuara të harruara’ pasi dhimbja është ende aty.. Është diçka që shoqëria amerikane nuk ka arritur ende ta bëjë. Është e ngjashme me përvojën që kam pasur me familjen e Jonidës. Tani kemi arritur një marrëdhënie shumë të mirë. Shpresoj që një ditë Amerika të arrijë atje ku jemi ne”, thotë ai.

Duke reflektuar ndaj situatës, Jonida thotë se nuk u fshihet më diskutimeve të vështira apo të sikletshme për racën duke marrë më shumë përgjegjësi në përpjekjet për të edukuar njerëzit që ka përreth.

Ajo i sheh me shqetësim komentet denigruese të shqiptarëve në median sociale.

“Në kulturën tonë – flas nga përvoja ime – (shqiptarë të tjerë mund të kenë mendim tjetër), kemi prirjen të mendojmë se i dimë të gjitha, pa patur të gjithë informacionin. Duke parë komentet që shqiptarë të ndryshëm postojnë për perceptimin që kanë për njerëzit që janë në asistencë sociale apo që marrin ndihma të tjera, kupton se këto janë perceptime shumë të njëanëshme që shqiptarët i bëjnë pa e kuptuar thellësisht problemin dhe kjo për mua është shqetësuese”.

Dua të dërgoj një mesazh për ta, thotë Jonida.

“Mendohuni dhe kuptoni deklaratat që bëni, ndikimin që ato kanë. Deklaratat duhet të jenë të bazuara në prova dhe jo në atë pak përvojë që mund të keni patur me një shok apo fqinj me ngjyrë. Thellohuni pak më shumë sepse kjo mënyrë e të menduarit na ka çuar deri këtu dhe nuk na lejon të bëjmë përparim”.

Universitet për të moshuarit në Tiranë, ja si do funksionojnë
Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë
Në Itali, kontrolli i WhatsApp-it të partnerit dënohet deri në 10 vite burg!
‘Më përzuri nga shtëpia kur humbëm fëmijët’, Martesa e shkatërruar nga alkooli dhe tradhtia
Skandali/ Ku përfundojnë pijet e skaduara dhe mbetjet e kompanisë ‘Cola-Cola’?
TAGGED:amerikemartese nder-racore

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Kur duhet ta vendosim maskën dhe kur mund ta shmangim atë?
Next Article Bie numri i rasteve të reja me Covid-19, rriten shtrimet në spital
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Mu thafshin duart për atë votë”/ Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë, ndërtoni
Aktualitet
July 12, 2025
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Moti
July 12, 2025
Horoskopi 12 korrik 2025, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
July 12, 2025
Shenjat e horoskopit që kanë më shumë gjasa të divorcohen në muajin korrik 2025
Horoskopi
July 11, 2025

Lexo edhe:

Sociale

Shokuese/ Një person i maskuar grabit motrën e Gjestit. Dalin pamjet

February 11, 2025
Sociale

“Protesto për zbritjen e çmimeve”, thirrje qytetarëve të bojkotojnë për 5 ditë supermarketet, shkak çmimet e larta

February 6, 2025
Sociale

Kush është ish missi shqiptar që përmendet si ‘kërcënuese’ në historinë e Parashqevis?

January 19, 2025
Sociale

Elton Ilirjani jep lajmin e dhimbshëm për Parashqevi Simakun

January 17, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?