Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Shqiptarët paguajnë rreth 100 euro për shërbimet celulare, Vodafone dhe One dyfishojnë fitimet
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Sociale > Shqiptarët paguajnë rreth 100 euro për shërbimet celulare, Vodafone dhe One dyfishojnë fitimet
Sociale

Shqiptarët paguajnë rreth 100 euro për shërbimet celulare, Vodafone dhe One dyfishojnë fitimet

Last updated: July 20, 2026 19:23
4 Min Read
SHARE
Banner

Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajse 9700 lekë ose afërsisht 99 euro për shërbime të komunikimeve celulare.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), vitin e kaluar shpenzimi mesatar i shqiptarëve për këto shërbime u rrit me afërsisht 6% krahasuar me një vit më parë. Kjo vlerë mbështetet në treguesin e të ardhurave mesatare për përdorues të operatorëve celulare (ARPU) dhe llogaritet si raport i të ardhurave nga shërbimet me pakicë me numrin total të përdoruesve aktivë.

Sipas këtij treguesi, shpenzimi mesatar i shqiptarëve për shërbimet celulare u rrit për të pestin vit radhazi.

Lexo edhe:

Ekskluzive/ Rudina Dembacaj opinioniste e “Big Brother VIP Kosova”
Lori Hoxha anulon festën e përvitshme të Top Channel për shkak të protestës
U largua nga Top Channel, Jul Deda së shpejti në një projekt me Arbana Osmanin
A do të jetë Vlashent Sata konkurrent në Big Brother Vip Albania?

Gjithashtu, shpenzimi mesatar i shqiptarëve për çdo minutë thirrje celulare vitin e kaluar u rrit në 7 lekë për minutë (5.86 lekë/minutë, pa TVSH), në rritje me 6% krahasuar me një vit më parë. Kjo vlerë bazohet në treguesin e të ardhurave mesatare për minutë (ARPM), që llogaritet si raport i të ardhurave nga shërbimet me pakicë me sasinë e minutave dalëse dhe tregon të ardhurat e sipërmarrësit për një minutë.

Ulja e numrit të operatorëve në tregun celular ka sjellë një rritje graduale të çmimeve në tre vitet e fundit, si për planet tarifore me kontratë, ashtu edhe për paketat me parapagesë.

Kjo po sjell të ardhura më të larta për operatorët dhe në një përmirësim të performancës së tyre financiare, pas një dekade të karakterizuar nga rezultate përgjithësisht të ulëta, si pasojë e konkurrencës së ashpër në treg.

Sipas informacionit të raportuar në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), dy operatorët celularë fituan afërsisht 3.4 miliardë lekë për 2025. Fitimi i operatorëve u rrit me 102% krahasuar me një vit më parë.

Vodafone Albania arriti një fitim neto në vlerën e rreth 1.7 miliardë lekëve, ndërkohë që një vit më parë kishte realizuar një fitim neto prej rreth 1.2 miliardë lekësh.

Një fitim në vlerë të njëjtë ka raportuar edhe One Albania, por që e ka përmirësuar edhe më shumë, me 257% krahasuar me vitin 2024.

Dy operatorët e rrjeteve celulare, Vodafone Albania dhe One Albania, vitin e kaluar raportuan të ardhura prej komunikimeve elektronike në vlerën 28.95 miliardë lekë, në rritje me 3.7% krahasuar me një vit më parë. Në ndarjen e tregut sipas xhiros së gjeneruar nga segmenti celular, dy operatorët kanë ruajtur të njëjtat raporte si në vitin 2024. Vodafone Albania zotëronte rreth 58% të të ardhurave totale të tregut celular, ndërsa One Albania 42% të tyre.

Përdorimi i shërbimeve celulare është gjithnjë e më i përqendruar te interneti, ndërkohë që shërbimet e tjera paraqiten në rënie.

Në vitet e fundit, edhe tregu shqiptar po reflekton tendencën e përgjithshme globale të zhvendosjes së komunikimit drejt aplikacioneve OTT (Over The Top) të lidhura me internetin. Kanalizimi i thirrjeve dhe mesazheve nëpërmjet aplikacioneve, si whatsapp, e ka ulur gradualisht përdorimin e shërbimeve tradicionale të mbështetura mbi rrjetet GSM, si thirrjet zanore apo SMS. / E.Shehu – Monitor

Image

Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi, sërish opinionistë në “Big Brother VIP Albania”?
Shqiptarët shpenzojnë rreth 4 mijë lekë në muaj për alkool dhe duhan
Publikohet kënga e re e Shpat Kasapit, Selvija zbulon historinë prekëse që fshihet pas saj
Fshihen videot intime të VIP-ve shqiptarë, pas ankesës në AMA
A e ke menduar rikthimin? Albërie Hadërgjonaj rrëfehet mbi raportin që ka me ish-bashkëshortin
TAGGED:KryesoreONE Albaniavodadone albania

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Vetëm 9 ditë pa sheqer/ Studimi zbulon përmirësime të shpejta në shëndetin e mëlçisë
Next Article “Më kërkoi 2 milionë euro”/ Blendi Gonxhe: Pse e refuzova Jeniffer Lopezin

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mësoni parashikimin e motit për sot, ja sa do shkojnë temperaturat
Moti
October 17, 2026
Një shenjë tërheq vëmendjen kudo, një tjetër merr një vendim të rëndësishëm
Horoskopi
October 17, 2026
Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë konspiracione në rrjet, reagon aeroporti i Rinasit
Ekonomi
October 16, 2026
“Afat sot, ora 13:00”/ Protestuesit ultimatum Ramës: Nëse s’jep dorëheqjen, presidenti të shpërndajë parlamentin
Politikë
October 15, 2026

Lexo edhe:

Tv Shows

Luiz Ejlli i kërkon falje Beatrix Ramosajt përmes tezes: Përqafoje nga unë dhe Kiara

October 9, 2026
Politikë

Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale, shkrihen 15 bashki. Voton pro edhe Braçe

October 9, 2026
Aktualitet

Jared Kushner reagon për investimin në Zvërnec

October 9, 2026
Kulturë

Vallja e Osman Takës shpallet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

October 8, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?