Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: U dhunua nga pronari i lokalit “Stockholm”, reagon BIZNESMENI Laert Kasaj
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > U dhunua nga pronari i lokalit “Stockholm”, reagon BIZNESMENI Laert Kasaj
Aktualitet

U dhunua nga pronari i lokalit “Stockholm”, reagon BIZNESMENI Laert Kasaj

Last updated: July 23, 2025 13:20
5 Min Read
SHARE

Sipërmarrësi Laert Kasaj ka reaguar pas një ngjarjeje të rëndë të ndodhur para dy ditësh  tek kompleksi “Delijorgji” në Tiranë, ku ai është bërë, sipas tij, objekt i një sulmi fizik të paramenduar dhe të organizuar.

Laert Kasaj që u dhunua brutalisht nga pronari i lokalit “Stockholm”, Ferhat Kaja.

Banner

Në një deklaratë publike, Kasaj ka dhënë versionin e tij të plotë mbi rrethanat e ngjarjes dhe ka hedhur poshtë akuzat e bëra ndaj tij.

Lexo edhe:

Alarm për enët e kuzhinës me substancë kimike, tërhiqet produkti nga tregu shqiptar
Falimenton banka e parë dixhitale e Paraguait, miliona qytetarë humbasin kursimet
“AMA” franceze gjobit vetëm një televizion me 3.5 milionë euro për sharjet “idiot, i trashë”
URF – AMP/ Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv

“Para dy ditësh jam bërë objekt i një sulmi të dhunshëm, të paramenduar dhe të organizuar, nga persona konkretë që kanë ardhur poshtë zyrës sime të pajisur me mjete të forta. Pavarësisht se ishte një ngjarje e paprovokuar, në vend që të dënohej dhuna, janë bërë përpjekje për ta justifikuar atë”, deklaroi Kasaj.

Sipas tij, shkaku i sulmit ka qenë një postim i shpërndarë nga një portal online, ku përmendej edhe një lokal në pronësinë e autorëve të sulmit.

Edhe pse emri i biznesit të tij përmendej në mënyrë më të dukshme, kjo nuk ka qenë arsye për të reaguar ndaj askujt, thotë Kasaj.

Reagimi i Laert Kasajt:

Në këto ditë të vështira për mua dhe familjen time, ndjej nevojën të ndaj disa fjalë me publikun. Para dy ditësh jam bërë objekt i një sulmi të dhunshëm, të paramenduar dhe të organizuar, nga persona konkretë që kanë ardhur poshtë zyrës sime të pajisur me mjete të forta.

Pavarësisht se ishte një ngjarje e paprovokuar, në vend që të dënohej dhuna, janë bërë përpjekje për ta justifikuar atë, madje duke më akuzuar se e kam nxitur vetë.

Shkak për gjithë këtë, sipas vetë autorëve, është bërë një postim i shpërndarë nga një portal online, në të cilin përmendet lokali i tyre ndër të tjerë.

Ironikisht, në atë postim, lokali në pronësinë time është ai që shihet në disa foto, ndërsa të tjerët, përfshirë lokalin e autorëve, pasqyrohen më pak. Megjithatë, kjo u mjaftoi për të më vënë në shënjestër.

Për më tepër, janë shpërndarë lajme të rreme se unë paskam bërë denoncime te Kryeministri kundër autorëve.

Ky është një pretendim absurd, pasi unë nuk kam asnjë kontakt me Kryeministrin dhe, pas rreth 20 vitesh në biznes, nuk kam nevojë të merrem me punët e të tjerëve, aq më pak me persona që as nuk janë konkurrentët e mi. Zotëroj 12 kompani që janë ndër më të suksesshmet në Shqipëri në fushat e tyre.

Këto biznese punësojnë rreth 250 punonjës, të cilët çdo ditë japin më të mirën e tyre me përkushtim dhe profesionalizëm.

Ata nuk kanë pse të përballen me pasiguri apo frikë, për shkak të një fushate të padrejtë që nuk ka të bëjë me punën tonë.

Në këtë klimë të rënduar, më shqetëson edhe se si disa portale online publikojnë çdo gjë që u sjell klikime, pa verifikuar burimet, pa u interesuar për të vërtetën, pa menduar për pasojat që sjellin mbi njerëzit.

Kjo është një sjellje e rrezikshme, që ushqen dhunë, urrejtje dhe ndjenjë padrejtësie. Në përfundim, kam vendosur të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të mbrojtur dinjitetin tim, të vërtetën dhe të drejtën time për të mos u përballur me dhunë dhe shpifje.

Pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj është dhunuar nga biznesmeni Ferhat Kaja, si edhe një person tjetër i afërm i tij, Oltian Kaja, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.

Autorët mësohet se janë pronarë të lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit “Delijorgji” ku ndodhi ngjarja dhe ku ndodhet restoranti i Laert Kasajt.

Sipas dëshmitarëve, në momentin e sulmit një nga agresorët i është drejtuar Laert Kasajt me fjalët: “Pse më ke denoncuar?”.

Mesohet se shkak i sherrit ka qene aksioni i lirimit te hapsirave publike, ku Policia Bashkiake dhe Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit, hoqi tendat e lokaleve dhe strukturat metalike te vendosur prej bizneseve.

Rrihet barbarisht Elton Tozaj, gazetari publikon pamjet e rënda
Besniku, lideri i agrikulturës në tregun rajonal
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore
“Do ngre çdo ditë një dolli për ty”, Sara Karaj humb personin e shtrenjtë
Mashtrim apo zhvatje? One Albania në shkresat si skandali i Mikro Kredive
TAGGED:Laert Kasaj

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Katër shenjat më me fat të horoskopit për muajin gusht, njohje të reja dhe mundësi të mira
Next Article Debati Lapaj-Shabani për mandatin e “Nisma Shqipëria Bëhet”/ KQZ merr vendimin, ja kush do të futet në Parlament

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Luiz Ejlli sërish në një film me Olta Gixharin? Frederik Ndoci bën zgjedhjen e papritur
Tv Shows
November 6, 2026
Horoskopi i parave për muajin nëntor: Cilat janë shenjat e zodiakut që do tërheqin më shumë sukses dhe fat
Horoskopi
November 6, 2026
“Nuk të kam sjellë unë në jetë, por kam privilegjin të të rris”, urimi emocionues i Çiljetës për djalin e Alban Hoxhës
Profili i Vipave
November 6, 2026
Neda Balluku ndan një tjetër rrëfim prekës: 17 minuta para derës për të takuar të birin
Të famshëm
November 6, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro për 9 muaj: Kush janë “Gjigantët” që po ndajnë tortën e fitimit?

November 3, 2026
Aktualitet

Arbër Hajdari konfirmon sërish pozicionin si opinionist, çfarë ndodh me Monika Kryemadhin

November 2, 2026
Ekonomi

Grabitet me armë zjarri “Raiffeisen Bank” te Komuna e Parisit

November 2, 2026
Aktualitet

Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare regjisori Gjergj Mena!

November 2, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?