Wednesday, December 6, 2023

|

spot_img

Tragjike në Gjermani, shqiptari humb jetën në makinë bashkë me vajzën 6 muajshe(EMRI+FOTO)

po lexohet

Një aksident tragjik ka ndodhur dy ditë më parë në Gjermani.

Një i ri nga Kosova ka mbetur i vdekur si pasojë e aksidentit. Bëhet fjalë për Elvis (Agim) Muçaj, por ajo çfarë e bën më tragjike këtë ngjarje është fakti se në makinë ka qenë edhe vajza e tij, vetëm 6 muajshe, ku edhe ajo për fat të keq ka humbur jetën.

Ka qenë kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka bërë me dije ngjarjen e rëndë.

“Tronditës lajmi i ndarjes nga jeta e të riut nga Lluka e Epërme, Elvis (Agim) Muçaj dhe vajzës së tij Luana 6 muajshe, në aksidentin që ndodhi mbrëmë në Gjermani. Ngushëllime më të sinqerta familjes Muçaj, bashkëfashtarëve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit”, shkruan kryekomunari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

 

 

të fundit

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, ja çfarë po ndodh me...

Në tregun e këmbimi valutor sot një dollar amerikan do blihet me 93.6 lekë dhe do shitet me 94.7...

të ngjashëm