Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Eklipsi total i Diellit, sot spektakli astronomik që magjeps botën: Ja sa do të shihet në Tiranë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Rajoni & Bota > Botë > Eklipsi total i Diellit, sot spektakli astronomik që magjeps botën: Ja sa do të shihet në Tiranë
Botë

Eklipsi total i Diellit, sot spektakli astronomik që magjeps botën: Ja sa do të shihet në Tiranë

Last updated: August 12, 2026 11:07
3 Min Read
SHARE
Banner

Eklipsi total i Diellit këtë të mërkurë po konsiderohet si një nga ngjarjet astronomike më spektakolare të vitit. Mijëra njerëz kanë planifikuar udhëtime drejt Spanjës, Islandës dhe Grenlandës për të ndjekur nga afër momentin kur Hëna do të mbulojë plotësisht Diellin, duke krijuar një pamje që zgjat vetëm pak minuta.

Për shqiptarët, eklipsi nuk do të jetë total, por do të jetë i dukshëm si eklips i pjesshëm. Në Tiranë fenomeni nis rreth orës 19:31, arrin kulmin në 19:41, kur rreth 19% e diskut të Diellit do të mbulohet nga Hëna, dhe përfundon rreth orës 19:44, pak para perëndimit të Diellit. Ajo që e bën një eklips total kaq të veçantë janë disa fenomene që mund të shihen vetëm përgjatë brezit ku Hëna mbulon plotësisht Diellin.

Një prej tyre është i ashtuquajturi “Efekti i Unazës me Diamant”. Vetëm disa sekonda para ose menjëherë pas eklipsit total, një rreze e vetme drite kalon mes relievit të Hënës, ndërsa atmosfera e jashtme e Diellit krijon një unazë të ndritshme. Pamja të jep përshtypjen e një diamanti të vendosur mbi një unazë dhe konsiderohet një nga momentet më të fotografuara të çdo eklipsi.

Lexo edhe:

Romir Zalla lë të hapur rikthimin në “Portokalli”: “Nëse më ftojnë…”
“Dil jashtë!”/ Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat, qytetarët braktisin mbledhjen në shenjë proteste
Nevina Shtylla në pritje të ëmbël, moderatorja konfirmon shtatzëninë
Vdekja e George Mazonakis/ Dëshmi tronditëse nga klinika

Një tjetër fenomen janë “Rruazat e Baily-t”, pika të vogla drite që shfaqen përgjatë skajit të Hënës, pasi rrezet e Diellit kalojnë mes maleve dhe luginave të saj. Edhe ky spektakël zgjat vetëm pak sekonda. Kulmi i eklipsit total është shfaqja e koronës diellore, atmosfera e jashtme e Diellit, e cila normalisht nuk shihet për shkak të shkëlqimit të fortë të tij. Kur Dielli mbulohet plotësisht nga Hëna, korona bëhet e dukshme si një aureolë e bardhë rreth diskut të errët të Hënës.

Astronomët theksojnë gjithashtu se, duke përdorur syze të certifikuara për vëzhgimin e eklipseve ose teleskopë me filtra të posaçëm, para dhe pas kulmit të fenomenit mund të dallohen edhe njollat diellore. Këto janë zona më të errëta në sipërfaqen e Diellit, të krijuara nga aktiviteti i fortë magnetik dhe nuk lidhen me vetë eklipsin.

Eklipsi total do të jetë i dukshëm nga pjesë të Spanjës, Islandës, Grenlandës, Portugalisë, Rusisë, Kanadasë, SHBA-së, si edhe në disa zona të tjera të Evropës, Arktikut dhe Atlantikut të Veriut. Në qytete si Nju Jorku, Berlini, Londra dhe Tirana do të shihet vetëm një eklips i pjesshëm.

Dy mjekë të arrestuar! Çfarë kanë zbuluar deri tani hetimet për vdekjen e artistit grek Giorgios Mazonakis
Miri tregon nëse do këndonte në dasmat e çifteve Selin-Gimbo apo Brikena-Mateo
“Kjo nuk është lamtumirë”, Stresi paralajmëron për një tërheqje nga muzika
“Vjen nga bota e muzikës”, Bojken Lako flet për herë të parë për partneren
U shfaqën bashkë në dasmën e Kidës, Alessio flet për herë të parë për marrëdhënien me Jonida Maliqin
TAGGED:Eklipsi i diellitKryesore

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Moti sot/ Temperatura përvëluese deri në 41 gradë
Next Article “Nuk e di si do vazhdoj pa ty”, Messi thyen heshtjen pas humbjes së babait: Do i rris fëmijët siç bëre ti me mua, të dua!

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

PAMJET/ E shau në shkallët e avionit, Rama kap për qafe të riun dhe ia dorëzon policisë italiane
Aktualitet
September 14, 2026
Një javë me surpriza për këto shenja të horoskopit, por me disa paralajmërime: Data kur duhet treguar kujdes
Horoskopi
September 14, 2026
Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!
Aktualitet
September 14, 2026
Parashikimi i motit për sot, 13 shtator 2026/ Rikthehen temperaturat deri në 31°C
Moti
September 14, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

A e ndihmoi Rogerti të fitonte çmimin? Selin i përgjigjet ish-finalistit të Big Brother Vip Albania

September 9, 2026
Aktualitet

Kthesa e papritur, policia shqiptare merr vendimin ekstrem edhe për Eduart Kuçin! Zbardhet dëshmia

September 8, 2026
Të famshëm

Selin Bollati së shpejti moderatore në “Goca dhe gra”, zbulon surprizën romantike nga Gimbo

September 7, 2026
Të famshëm

EKSKLUZIVE/ Nevina Shtylla në pritje të ëmbël

September 7, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?