Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Rikthehen oraret e zgjatura të punës për të gjithë sektorët pas pandemisë, ndër më të lartat në Europë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Sociale > Rikthehen oraret e zgjatura të punës për të gjithë sektorët pas pandemisë, ndër më të lartat në Europë
Sociale

Rikthehen oraret e zgjatura të punës për të gjithë sektorët pas pandemisë, ndër më të lartat në Europë

Last updated: May 25, 2022 06:56
5 Min Read
SHARE
Demo

Gjatë vitit 2021, orët mesatare javore të punës për një person me pagë u rritën për të gjithë sektorët, me kthimin e ekonomisë në normalitet pas pandemisë Covid-19.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se, një i punësuar punoi 43.3 orë në një javë, nga 42.6 orë që kishte punuar në vitin 2020, kur vendi ishte nën masa kufizuese në lëvizje për gati tre muaj rresht.

Oraret më të gjata në punë janë në sektorin e prodhimit, ku punojnë 46.2 orë në javë ose 8.4% më shumë se mesatarja, ndërsa më pak orë në punë kalojnë punonjësit e administratës me 39.5 orë në javë ose 7.2% më pak se mesatarja.

Lexo edhe:

Fondacioni Domi bën të mundur ndërhyrjen jetike për të moshuarën nga Laçi
Tregtohet dhe në Shqipëri, gjendet helm miu në ushqimin e fëmijëve të kompanisë HiPP
Pasta Ola e prodhuar në Venecia, Zv. Presidenti i Atlas Corporation, Aurel Domi, flet mbi suksesin e këtij rrugëtimi
Sulm kibernetik ndaj Booking.com, vidhen të dhënat personale dhe rrezikohen rezervimet e miliona klientëve

Orë të gjata në punë kalojnë punonjësit në industrinë fason, të cilët nga viti në vit po kalojnë më shumë orë në punë pasi sektori po përballet me mungesë të theksuar të punonjësve, teksa kërkesa për prodhim në Shqipëri ka pësuar rritje të fortë pas pandemisë.

Kohëzgjatja në punë u rrit më së shumti për punësuarit në bujqësi, të cilët shpenzuan 44.1 orë në punë gjatë javës ose 9.4% më shumë se vitin 2020. Ndërtimi i ishte sektori i dytë me zgjatjen më të madhe të orëve të punës me 45.3 orë në javë nga 43.2 orë vitin e kaluar. Zgjatja e orareve më pak se një orë në sektorët e tjerë të ekonomisë, si ato të shërbimeve, industrisë, tregtisë.

Por, nëse krahasohen të dhënat e Eurostat dhe INSTAT rezulton se shqiptarët janë ndër vendet që punojnë më gjatë në Europë, me rreth 43 orë në javë.

Në fakt i gjithë Ballkani punon më gjatë. Rekordin e mban Mali i Zi, me 44.4 orë në javë, Maqedonia (41.3), Serbia (42.3). Më shumë nga të gjithë punojnë turqit, me 46.4 orë.

Më pak në Europë punojnë holandezët, me 29.3 orë në vit.

Një sondazh i drejtpërdrejtë i Komisionit Europian vitin e kaluar referoi se, shqiptarët punonin 48 orë në javë, niveli më i lartë në Europë në një kohë që mesatarja e BE rezulton 40 orë në javë.

Pas nesh, kohë më të gjatë pune raportojnë serbët dhe turqit me 47 orë në vit.

Punonjësit që raportojnë se punojnë më pak orë janë holandezët, me vetëm 35 orë në javë, të ndjekur nga britanikët, me 37 orë, gjermanët me 38 orë, irlandezët 39 orë. Nga shtetet e Bashkimit Europian, më punëtorët janë portugezët dhe grekët, me 47 orë.

Sa më i moshuar të jesh aq më gjatë punon në Shqipëri. Orët më të gjatë të punës i raporton grupmosha 50-64 vjeç, me 50 orë, më pas vjen ajo 35-49 vjeç dhe 18-24 vjeç, me 48 orë secila. Grupmosha 25-34 vjeç është më “dembele”, deklaron se punon 45 orë.

Ata që kanë më shumë të ardhura punojnë më pak. Grupet me të ardhura më të larta punojnë 46 orë në javë dhe ata që fitojnë më pak punojnë 50 orë në javë (raporti i ndan personat sipas të ardhurave në katër grupe, nga më i ulëti tek më i larti).

72% e të anketuarve shqiptarë pohojnë se të paktën disa herë në muaj shkojnë në shtëpi tepër të lodhur për t’u marrë me punë shtëpie. Më të lodhurit janë serbët, me 83%.

56% e shqiptarëve deklarojnë se të paktën disa herë në muaj e kanë pasur të vështirë të përmbushin përgjegjësitë familjare, për shkak të kohës së kaluar në punë, më e lartë sesa mesatarja e BE-së, por më e ulëta në rajon. Përqindjen më të lartë në Europë e raportojnë kroatët, me 69%.

Shqiptarët dhe turqit shpenzojnë kohën më të gjatë për t’u kujdesur për familjarët dhe të afërmit me probleme shëndetësore që janë mbi moshën 75 vjeç, me përkatësisht 17 dhe 21 orë.

Shumë shtete dhe biznese janë angazhuar për shkurtimin e orareve të punës pasi mendojnë se zvogëlimi i punës do të sillte përfitime për planetin, do të përmirësonte produktivitetin dhe do të ndihmonte shëndetin mendor – krahas përmirësimit të dukshëm të mundshëm të bilancit të punës dhe jetës.

/Monitor

Miti i IQOS bie: Studimi zbulon të vërtetën shqetësuese
Problematikat me furnizimin me ujë, Balla takim me drejtuesin e ri të UKT-së, Flauers Shoshi
Ola Foods, marka shqiptare që ka prekur katër kontinente
“KonVer” shtrihet në gjithë Shqipërinë, fokus te nevojat e komuniteteve
Sot Dita e Verës/ Rrugët që janë bllokuar në Tiranë dhe Elbasan, deri kur zgjasin kufizimet
TAGGED:Oraret e punes

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Lajme të mira në dashuri, çfarë kanë parashikuar yjet për sot
Next Article Ç’po ndodh mes Semit dhe Trixës? Vajzat nuk kursejnë “thumbat” ndaj njëra-tjetrës

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mediat e huaja: Shqipëria autentike, shtatë qytetet historike që po “pushtojnë” guidat turistike
Vip Travel
April 26, 2026
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Moti
April 26, 2026
Horoskopi 26 prill 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
April 26, 2026
Pse nuk i erdhi babai në finale? Aludimet se është në burg, Selin ‘zbulon’ foton
Tv Shows
April 25, 2026

Lexo edhe:

Sociale

12 marsi, dita ndërkombëtare e nënave që punojnë

March 12, 2026
Sociale

Në vitin 2010, shkenca na tha se qëndrimi online ishte i mirë për fëmijët. Pastaj ndryshoi mendje. Pse?

March 12, 2026
Sociale

Oligarkja e Shëndetësisë Merita Sheqi u ka shitur të sëmurëve ilaçe të skaduara! Rejsi Farma MILIONA € tendera nga spitalet

March 11, 2026
Sociale

Zgjidhen mësuesit më të mirë në shkollat publike të Tiranës, fituesit marrin çekun e shpërblimit

March 9, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?