Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Reagon për herë të parë mjeku i Onkologjikut: Po më denigroni! Mediat po shantazhojnë drejtësinë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Reagon për herë të parë mjeku i Onkologjikut: Po më denigroni! Mediat po shantazhojnë drejtësinë
Aktualitet

Reagon për herë të parë mjeku i Onkologjikut: Po më denigroni! Mediat po shantazhojnë drejtësinë

Last updated: June 29, 2024 08:36
8 Min Read
SHARE
Banner

Ka reaguar për herë të parë mjeku Edmond Gashi, i përfshirë në skemën abuzive të transfermit të pacientëve me kancer drejt klinikave private, duke i operuar për të marrë përfitimet madje edhe pa qenë e nevojshme për pacientët.

Në përgjime ai del me nofë “buldozeri”, teksa ditën e caktimit të masave të sigurisë, Gashi u “arratis” nga Gjykata, duke dalë me vrap nga dera e pasme, e autorizuar vetëm për punonjësit e gjykatës, për të shmangur prononcimin për mediat. Madje, ai shkoi edhe në lokal duke thyer masën e “arrestit shtëpiak”.

Në një postim në rrjetet sociale, Gashi thotë se fajin e kanë mediat, duke përhapur të pavërteta në adresë të tij, teksa shton më tej se po tentohet të denigrohet figura e një mjeku.

Lexo edhe:

Moda pulson art në London Fashion Week, Elton Ilirjani bëhet pjesë e skenës avant-garde
“Ke takuar spiunë serbë në Rogner”, Klodiana Lala reagon pas akuzave të Vlora Hysenit
Kursimtare apo me më pak para? Familjet me kryefamiljare gra në Shqipëri shpenzojnë 20 mijë lekë më pak
Korridori 8 mund të nxisë bashkëpunimin energjetik mes Shqipërisë dhe rajonit

Edmond Gashi shkruan se ka kryer me sukses 90% të ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalin publik dhe shton më tej se distancohet ndaj çdo tendence keqpërdorimi të emrit të tij nga interesa të mirëfillta okulte.

Sipas Policisë së Shtetit, Edmond Gashi shkoi edhe në lokal duke thyer masën e “arrestit shtëpiak”, por sërish mjeku këto i quan shpifje të mediave, ku sipas tij, kur i ka trokitur efektivi në derë, e ka gjetur në shtëpi. Ai shton më tej se u “arratis” nga dera e pasme e gjykatës për të shmangur të gjitha ato “topa balte” të pamerituara që janë lëshuar e lëshohen drejt tij.

Edhe pse i çonte të sëmurët me kancer drejt privatit për t’i zhvatur, sipas hetimeve të Prokurorisë, mjeku Edmond Gashi sërish thotë se fajin e kanë mediat, portalet dhe gazetarët që po tentojnë të shantazhojnë drejtësinë, edhe pse nuk e thekson se ç’qëllim kanë gazetarët për t’i bërë shantazh drejtësisë për të.

Ai thekson se është e drejtë e pacientit për të zgjedhur nëse do të shkojë tek privati apo jo, dhe shton më tej se atë nuk e ndalon ligji që të punojë dhe në klinikë private.

Mjeku Edmond Gashi thekson se i takon drejtësisë të zbardhë të vërtetën dhe në fund të bëjë atë që i takon: Drejtësi!

Reagimi i plotë:

Ndjej detyrimin dhe përgjegjësinë morale para familjes time, pacientëve, kolegëve dhe stafit mjekësor të Onkologjikut, qytetarëve të vendit tim, të sqaroj disa të pavërteta të nxitura nga portale anonime dhe gazetarë keqdashës në adresë të personit tim.

E kam thënë që në krye të herës dhe e përsëris, si mjek udhëhiqem në punën time nga ai betim që më shoqëron prej ditës së parë që kam hedhur mantelin e bardhë mbi supe. Mjeku bën detyrën e tij që është trajtimi dhe referimi i pacientit për çdo rast që paraqitet për një problematikë shëndetësore. Mjeku nuk di ta mbyllë telefonin apo derën e dhomës së vizitave e konsultave. Mjeku nuk ka orar pune, por përgjigjet atëherë kur pacienti e kërkon që të luftojnë të dy së bashku sëmundjen. Si mjek kirurg kam përballuar numrin më të madh të ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalin publik dhe 90% e tyre janë operacione të suksesshme. I ka të dhënat Onkologjiku dhe QSUT-ja, verifikojini dhe binduni për çdo dyshim.

Distancohem ndaj çdo tendence keqpërdorimi të emrit tim nga interesa të mirëfillta okulte.

Le t’ia lëmë hetimit të zbardhë të vërtetën, besimi im ndaj institucioneve ka qenë dhe mbetet primar. Jo pa qëllim ditën e djeshme unë kam mbërritur para ambienteve të Gjykatës në orarin e përcaktuar nga kjo Gjykatë, duke iu përgjigjur hetimit dhe institucioneve. Sërish u sulmova dhe atakova padrejtësisht pse me mua nuk ishte edhe Policia(?) Kësaj nuk di t’i jap shpjegim. Unë respektova orarin dhe u gjenda aty në përgjigje të institucionit. Në përfundim të seancës, po njësoj jam larguar nga ambientet e Gjykatës dhe dikujt mund të mos i ketë pëlqyer pse zgjodha derën tjetër. Gjykova se është më e drejtë të shmang të gjitha ato “topa balte” të pamerituara që janë lëshuar e lëshohen drejt meje. Kam respektuar masen e caktuar nga Gjykata. Oficeri i Policisë ka trokitur në derën time dhe unë kam qenë në banesë, është lehtësisht e verifikueshme. Por siç duket mediave që shpifin dhe përbaltin, faktet nuk i interesojnë.

Kam pritur të ndalet mllefi i pakuptimë ndaj një mjeku, prindi dhe familjari, por jo. E jam i bindur se as nuk do të ndalet edhe pas këtij momenti që po bëj reagimin e parë publik.

Portale, media apo gazetarë me qëllime dhe mision të mirëfilltë dashakeqës po tentojnë të shantazhojnë drejtësinë dhe ta kthejnë atë në “mashë” në duart e veta, për realizimin e asaj që është lehtësisht e kuptueshme pse po e bëjnë. Po tentohet te denigrojn figuren e një mjeku, një profesionisti të shëndetësisë që ka qenë derë e hapur për qindra pacientë dhe që ka vuajtur njësoj me dhimbjet e pacientit.

Trajtimi shëndetësor i një pacienti në klinikë private është zgjedhje dhe e drejtë e tij. Mjeku ka për detyrë t’i përgjigjet njësoj, me të njëjtin përkushtim si në shtet ashtu edhe në privat. Ligji dhe statusi i mjekut nuk e ndalon një mjek të punojë në shtet dhe në privat.

Ndjej keqardhje për këtë keqkuptim të krijuar dhe përhapur qëllimisht për interesa të kush e di se kujt.

Nuk synoj që, nga këto radhë shkrimi sqarues, t’iu mbyllet goja pasionantëve të sharjeve në rrjet. Sharësit do vijojnë të shohin të bardhën të zezë, të mbjellin mjegull, të shtrembërojnë të vërtetën. Intensiteti i sharjeve edhe mund të rritet nga mendjet e ngrysura dhe të errësuara nga urrejtja patologjike që po na avitet si shpagim për “mëkatet” dhe “krimet” e pakryera. Si qenie njerëzore edhe mjeku është i gabueshëm. Të luftosh me sëmundjen e dukshme dhe të padukshme, me plagët e vuajtjes çdo ditë, me qindra pacientë, të cilët shpresën e vetme e shohin te mjeku, nuk është aspak e lehtë. Ma besoni! Po të trajtohet drejt dhe të ketë vullnet për të çuar në dritën e transparencës çfarë nuk funksionon te Onkologjiku, le të bëhet hetim i gjithanshëm dhe i plotë. Nuk jam në pozicionin e akuzuesit e as të denoncuesit, i takon drejtësisë të zbardhë të vërtetën dhe në fund të bëjë atë që i takon: Drejtësi!

Gjej rastin të falenderoj nga zemra qindra pacient që më shkruajn çdo ditë në emër të punës dhe përkushtimit tim si Mjek.

Detaje nga masat për Hysenin dhe Prodën/ Arrestohet administratori i Agroturizmit ‘Kodra e Kuajve’!
E bujshme/ SPAK trondit kreun e SHISH, Vlora Hysenin dhe Ilir Prodën
Fluks rekord në Rinas, 9.26 milionë pasagjerë në tetë muajt e parë të vitit! Demo vlerëson menaxhimin në aeroport
Monedhat e huaja vijojnë rënien, ja sa shkon kursi për euron dhe dollarin
Të dhënat e qindra klientëve të një banke dixhitale bien në duart e hakerëve
TAGGED:Edmond Gashi

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Parashikimi i motit 29 Qershor 2024, mësoni sa do të shkojnë temperaturat
Next Article Këmbimi valutor për ditën e sotme, ja me sa shitet e blihet euro dhe dollari

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Zyrtarisht në sezonin e Peshores: Këto shenja të zodiakut do të testohen nga universi, zgjidhini fjalët me kujdes…
Horoskopi
September 24, 2026
E enjte me mot të kthjellët, bien temperaturat
Moti
September 24, 2026
Çiftet mund ta forcojnë mirëkuptimin përmes dialogut, ja çfarë kanë rezervuar yjet!
Horoskopi
September 23, 2026
Pse vjeshta nuk fillon më 21 si stinët e tjera, por më 23?
Kuriozitete
September 23, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Botoxi kontrabandë, Gremi i pandehur, çfarë ndodh me Farian?

September 17, 2026
Aktualitet

“Kompania më hajdute që ekziston”/ Gazetari denoncon One Albania: Më çaktivizuan numrin para afatit të pagesës

September 16, 2026
Aktualitet

Protestuesit kapin mat Taulant Ballën në kafe, vjen veprimi i beftë i tij! Dalin pamjet

September 15, 2026
Aktualitet

Zegjine Çaushi reagon pas denoncimit të 34-vjeçares ndaj dajës së saj

September 15, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?