Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Lista e zezë/ 40 shqiptarë ‘non-grata’ nga SHBA, zbardhet çfarë paralajmërohet pas goditjes së fortë që iu dha Sali Berishës
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Politikë > Lista e zezë/ 40 shqiptarë ‘non-grata’ nga SHBA, zbardhet çfarë paralajmërohet pas goditjes së fortë që iu dha Sali Berishës
Politikë

Lista e zezë/ 40 shqiptarë ‘non-grata’ nga SHBA, zbardhet çfarë paralajmërohet pas goditjes së fortë që iu dha Sali Berishës

Last updated: June 6, 2021 11:36
12 Min Read
SHARE

Ramiz Lladrovci, kryetar i Komunës së Drenasit, tash e sa vjet është pjesë e listës së personave që u ndalohet hyrja në territorin e Shteteve të Bashkuara.

Lladrovci ka thënë se kjo gjë nuk e ka penalizuar gjatë punës dhe karrierës së tij, mirëpo ka shtuar se nuk ndihet mirë pse është në atë listë.

“Vendimi i administratës amerikane, personalisht nuk më ka penalizuar aspak, sepse unë kam raporte jashtëzakonisht të mira me Shtetet e Bashkuara. Natyrisht që nuk ndihem mirë që të jem në atë listë”, ka thënë Lladrovci për Radion Evropa e Lirë.

Lexo edhe:

Paloka fyen gazetarët: (RKTK) Ropt ku ti keni, që nuk shikoni vjedhjen e zgjedhjeve
Dy deputetë të Partisë Socialiste nuk do të jenë më në legjislaturën e shtatorit, ja si do t’iu hiqet mandati…
Sali Berisha rrezikon tre muaj burg në Greqi, zbulohet arsyeja
“Presim spektakël”, Gjokutaj zbulon detaje nga gjyqi i Berishës

Bashkë me të në listë janë edhe rreth 40 shqiptarë tjerë nga Kosova, Shqipëria apo Maqedonia e Veriut. Disa prej tyre, që kanë qenë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë mbajtur apo kanë pozita të larta në Kosovë, si deputetë apo ministra në qeveritë e Kosovës. Disa prej tyre janë: Azem Syla, Daut Haradinaj, Emrush Xhemaji, Fatmir Limaj, Rrustem Mustafa dhe Sami Lushtaku.

Për aryse tjera, kjo listë amerikane ka fituar sërish vëmendje, pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit që t’i ndalojë hyrjen në SHBA, ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Në njoftim, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se Berisha, në cilësinë e tij zyrtare, në veçanti si kryeministër i Shqipërisë, ka qenë i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike. Sipas, DASH-it, ish-kryeministri shqiptar, ka përdorur pushtetin e tij për përfitimet dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij.

Për pasojë, hyrja në SHBA u është ndaluar edhe bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij.

Berisha për padinë: Shpifje publike

Berisha ka thënë më 20 maj se akuzat e ngritura ndaj tij janë “shpifje publike” dhe se avokati i tij po përgatit padi ndaj Sekretarit Blinken.

“Nuk ka njeri në Shqipëri apo në botë që mund të thotë se unë jam po kam qenë i implikuar në një aferë të çfarëdoshme korruptive, prandaj dhe unë kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral, dhe të respektuar siç është Franca, që të ngrejë ndaj Antony Blinken një padi direkte për shpifje publike”, ka thënë ai.

Tanya Domi, profesoreshë në Universitetin Columbia dhe eksperte e Ballkanit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Sekretari Blinken e ka përmendur që korrupsioni është një nga çështjet me rëndësi për politikën e jashtme amerikane dhe ai e ka bërë të ditur këtë gjë edhe në letrën e parë dërguar zyrtarëve të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, se ky shtet duhet ta luftojë korrupsionin.

“Veprimi ndaj Berishës duhet të shërbejë si paralajmërim nga administrata Biden se do të përdorë mekanizma të ndryshëm, në mënyrë të kujdesshme, dhe unë e shoh gjithë këtë si shenjë se ata do të adresojnë çështjet e korrupsionit në përgjithësi”, ka thënë Domi.

Edhe Florent Spahija, ekspert për çështje ligjore në Institutin Demokratik të Kosovës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ky vendim tregon se Shtetet e Bashkuara e trajtojnë me shumë seriozitet luftën kundër korrupsionit, por edhe ndihmën për vendet e Ballkanit, që të dalin sa më shpejt nga periudha ku mbizotëron korrupsioni.

“Kjo tregon që politikanët duhet ta luftojnë dhe ta marrin seriozisht korrupsionin dhe të mos përfshihen në korrupsion, por të jenë në luftë kundër korrupsionit. Shtetet e Bashkuara janë goxha serioze dhe investojnë projekte milionëshe në vendet e Ballkanit. Ka projekte pafund për këto vende, të cilat kanë për qëllim demokratizimin e këtyre vendeve dhe luftën kundër korrupsionit”, ka thënë Spahija.

I pyetur se pse tani ka marrë këtë vendim kjo administratë, Spahija ka përmendur zgjedhjet e mbajtura më 25 prill të këtij viti në Shqipëri.

“Ky proces zgjedhor kaloi relativisht mirë në Shqipëri edhe pse pati akuza dhe kundërakuza për blerje dhe manipulim votash, megjithatë kjo gjë mbetet për t’u parë. Por, konsideroj edhe që presioni i opozitës së atjeshme dhe politika e vjetër disi po e mban peng zhvillimin, prandaj edhe ka reaguar politika e jashtme amerikane”, shtoi ai.

Profesoresha Domi ka thënë se pretendimet për Berishën kanë ekzistuar tash e sa kohë.

“Një nga pikat bllokuese të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian besohet të jetë çështja e korrupsionit, sundimi i ligjit, gjyqtarët, të cilët nuk mund të çojnë deri në fund ndjekjet penale. Është një shenjë e hershme se administrata amerikane është serioze për këtë gjë”, ka deklaruar Domi.

Vendime të tilla rrisin vëmendjen e zyrtarëve në pushtet

Më 3 qershor, Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një memorandum të presidentit amerikan Joe Biden,përmes së cilit theksohet se lufta kundër korrupsionit do të jetë një nga interesat thelbësorë të sigurisë kombëtare të SHBA-së.

“Korrupsioni kërcënon sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, barazinë ekonomike, përpjekjet globale kundër varfërisë dhe zhvillimin e vetë demokracisë. Por, duke parandaluar dhe luftuar në mënyrë efektive korrupsionin dhe duke demonstruar përparësitë e qeverisjes transparente dhe të përgjegjshme, ne mund të sigurojmë një avantazh kritik për Shtetet e Bashkuara dhe demokracitë e tjera”, ka thënë presidenti Biden.

Mes tjerash Biden ka thënë se administrata e tij do të promovojë qeverisje të mirë, do të ofrojë transparencë në Shtetet e Bashkuara dhe për sistemet financiare globale, do ta parandalojë dhe do ta luftojë korrupsionin brenda dhe jashtë shtetit, si dhe do ta bëjë shumë të vështirë për personat e korruptuar që ta shtrijnë aktivitetin e tyre.

Në raportin e organizatës ndërkombëtare Transparency International, Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2020, Kosova këtë vit është radhitur e 104-ta me 36 pikë, duke shënuar përkeqësim në luftën e korrupsionit, meqë ka rënë për tri pozita më poshtë sesa vitin e kaluar.

Shqipëria, ndonëse ndan numrin e njëjtë të pikëve dhe renditjes me Kosovën, ajo ka shënuar përparim në këtë drejtim, duke u ngritur për dy pozita më lartë sesa vitin e kaluar.

Sa u përket vendeve tjera të rajonit, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina ndajnë pozitën 111, Serbia vendin e 94-t, Mali i Zi 67, dhe Kroacia 63.

Spahija ka thënë se vendime të tilla, sikur ai i Departamentit amerikan të Shtetit për Berishën, do t’i bëjnë politikanët në pushtet më të vëmendshëm ndaj këtyre rasteve.

“Shtetet e Bashkuara po tregojnë që nuk hezitojnë për të diskredituar publikisht dikë që është korruptuar apo është i dyshuar për korrupsion. Dhe nëse shtet nuk vepron në ndjekje të korrupsionit apo dënimin e tyre, atëherë këtë do ta bëjnë publikisht ambasadat amerikane apo politika e jashtme amerikane”, ka thënë Spahija.

Domi: Korrupsioni në Ballkan, endemik

Domi beson se nga përvoja e saj në Ballkan, korrupsioni në këtë rajon është endemik. “Sundimi i ligjit përbën sfidë të vështirë për shumicën e qeverive atje, sepse kanë qenë të përfshira në aktiviteteve korruptive. Unë nuk jam eksperte për luftën kundër korrupsionit, mirëpo kur bllokoni asetet e dikujt dhe nëse ata gjykohen dhe dënohen me burgim, atëherë kjo përbën rrëfim tjetër. Mirëpo Shtetet e Bashkuara nuk kanë autoritetet të bëjnë diçka të tillë”.

Spahija beson se përveç për politikanët, vendimi ndaj Berishës është mesazh edhe për gjykatat dhe prokurorinë në Shqipëri, duke kërkuar që të punohet më shumë në këtë drejtim.

“Shtetet e Bashkuara nuk mund ta luftojnë vetë korrupsionin në Kosovë, në Shqipëri, ose kudo në Ballkan. Autoritetet amerikane e promovojnë luftën kundër korrupsionit dhe punojnë vazhdimisht që të rritet niveli i luftës kundër korrupsionit.

Nëse ne mendojmë që Amerika duhet të na i kryejë punët, e kemi shumë gabim. Ne duhet vetë, si qytetarë të vendit, qoftë prokurorë, qoftë gjyqtarë, qoftë policë, kushdo që ka kompetencë për kryerje të hetimeve dhe dërgimin e njerëzve të korruptuar në burg, duhet ta kryejmë vetë”.

A mund të largohet dikush nga kjo listë?

Në faqen e Departamentit amerikan të Thesarit theksohet se Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja, përveç futjes së personave në të ashtuquajturën Listën e Personave të Bllokuar, ka për qëllim kryesor jo të ndëshkojë këta persona, mirëpo të nxisë ndryshim pozitiv.

Më tutje në faqen e këtij Departamenti thuhet se Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja heq çdo vit qindra individë dhe subjekte nga kjo listë.

“Secili largim bazohet në një analizë të thuktë të Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja. Ruajtja e integritetit të sanksioneve amerikane është prioritet i lartë për këtë Zyrë dhe parim mbrapa rishikimit që analizon çdo kërkesë për heqje nga lista dhe aplikon standarde të njëjta për secilin prej tyre”.

Çfarë kërkesë duhet bërë për heqja nga lista?

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka treguar për Radion Evropa e Lirë se ka tentuar disa herë që ta largojë emrin e tij nga lista e zezë.

“Unë i kam shkruar disa herë zyrës së atëhershme amerikane, mirëpo ato janë procedura të shtetit. Unë nuk i komentoj vendimet e Shteteve të Bashkuara”, ka thënë mes tjerash ai.

Për t’u larguar nga lista, Departamentit Amerikan të Thesarit duhet nisur një kërkesë të thjeshtë, me të dhënat personale të personit të përfshirë në listë, kategorinë ku është përfshirë dhe një përshkrimin të detajuar pse ai person duhet të largohet nga lista.

Për të bërë këtë kërkesë, Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja thotë se nuk duhet përfshirë avokat.

S’ka burgim efektiv për të përfshirët në korrupsion

Për 13 vjet, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, prokurorët kanë ngritur 298 aktakuza kundër 216 politikanëve – pjesa dërrmuese e tyre për vepra penale të korrupsionit.

Nga gjithsej 298 aktakuzat e ngritura, 109 janë ngritur ndaj zyrtarëve të nivelit qendror, kurse 189 janë ngritur ndaj zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të nivelit lokal.

Në këtë grup të politikanëve janë 55 raste, në të cilat janë akuzuar zyrtarë shtetërorë të profilit të lartë, por asnjëri prej tyre nuk është dënuar me burgim efektiv me aktgjykim të formës së prerë./ REL

“Do jem deputet në shtator!”Murrizi-Berishës: Nga 3 emra që të kam thënë, dy janë në burg dhe prit…

Noka: Demokratë në Angli e Greqi futën GPS në zarfe, zbuluan faktin tronditës

“Tani fillon lufta”/ Berisha hap provat me video: Ja si manipuloi Rama votat

Berisha del nga SPAK-u: Ja mesazhi që i lashë Altin Dumanit

Ambasadori i BE në Shqipëri: Jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju

TAGGED:sali berisha

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Ngjarje e pazakontë/ Gruaja shfaqet e zhveshur në mes të lokalit dhe shkatërron gjithçka, policia e qëllon për ta neutralizuar (VIDEO)
Next Article Rindizet sherri! Pasi Melisa e quajti fallco dhe i kujtoi Belgjikën, Ledjana i kthehet keq
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Eliona Pitarka bëhet nënë për herë të tretë, zbulohet gjinia e bebit
Të famshëm
June 16, 2025
Fati troket në derën tuaj! Këto janë 3 shenjat më të favorizuara të javës
Horoskopi
June 16, 2025
Gerta Gixhari tregon pse vendosi të bëhej pjesë e BBVA 4: Nuk është siç duket nga jashtë
Të famshëm
June 16, 2025
“I dashuri i Kaderit më ka kërcënuar”, Xheneta bën deklaratën e fortë: Më telefonoi dhe…
Tv Shows
June 16, 2025

Lexo edhe:

Politikë

Thirrje për Bashkimin dhe Riorganizimin Strategjik të Spektrit të Djathtë Shqiptar!

May 17, 2025
Politikë

I kërkojnë të angazhohet në politikë, Luiz Ejlli flet njëherë e mirë dhe tregon se çfarë e ‘pengon’ të marrë pjesë

May 15, 2025
Politikë

Humbja turpëruese në Fier, bëhet i gjallë Gazment Bardhi: Jam me zemër të thyer…

May 14, 2025
Politikë

Rama për “Corriere della Sera”: E prisja fitoren e thellë, më votuan për vizionin

May 13, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?