Disa zona në Tiranë, në zonën e Myslym Shyrit dhe Rrugës së Kavajës, kanë mbetur pa energji elektrike që prej orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.
Dhjetëra biznese në këto zona raportojnë se energjia ende nuk është rikthyer, për shkak të një defekti në rrjet.
Vip Magazine ka komunikuar me përfaqësues të OSHEE-së, të cilët bëjnë me dije se aktualisht nuk mund të japin një afat për rikthimin e energjisë, pasi defekti ende nuk është lokalizuar.
