Fituesi i “Big Brother VIP Albania 4”, ka surprizuar ndjekësit me një ndryshim të ri në pamje.Gjesti ka vendosur të lërë pas modelin e shkurtër të flokëve që e ka karakterizuar prej kohësh, duke zgjedhur një stil dukshëm më ndryshe. Pamja e re të kujton stilin e njohur si “modern mullet”, një model që është rikthyer në modë vitet e fundit.
Ndryshimi nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat. Krahasuar me paraqitjet e tij të mëparshme, ku këngëtari preferonte një prerje të shkurtër dhe më klasike, këtë herë ai ka eksperimentuar me një look krejt të ri. Edhe pse Gjesti nuk ka dhënë ndonjë koment të veçantë për ndryshimin, pamjet e fundit kanë mjaftuar që modeli i ri i flokëve të bëhet menjëherë objekt diskutimi në rrjet.

