“Lule Mali” vijon të korrë sukses, duke u kthyer në një prej këngëve shqiptare më të klikuara të muajve të fundit. Bashkëpunimi mes Olsi Bylykut dhe Gjovalin Shanit ka arritur shifrën e 40 milionë klikimeve në YouTube, vetëm tetë muaj pas publikimit.
Kënga u publikua më 8 dhjetor 2025 dhe që në javët e para tërhoqi vëmendjen e publikut, ndërsa shifrat tregojnë se interesi nuk është ndalur me kalimin e kohës.
“Lule Mali” sjell së bashku Olsi Bylykun dhe Gjovalin Shanin në një projekt që ndërthur elementet e muzikës moderne me motive dhe frymë popullore shqiptare. Pikërisht kjo formulë duket se ka funksionuar, duke e çuar këngën drejt një audience shumë të gjerë.
Arritja e rreth 40 milionë klikimeve në vetëm tetë muaj është një rezultat i rëndësishëm për një produksion shqiptar dhe dëshmon jetëgjatësinë që kënga ka pasur edhe shumë muaj pas publikimit.
Një rol të rëndësishëm në projekt ka vetë Olsi Bylyku, i cili është autor i muzikës dhe tekstit të këngës, si dhe produksionin muzikor. Videoklipi është realizuar nga MVC Production.
Edhe të dhënat e platformave muzikore tregojnë suksesin e bashkëpunimit. “Lule Mali” renditet si kënga më e transmetuar e Gjovalin Shanit në Shazam, ndërsa projekti është publikuar gjithashtu në platformat kryesore të streaming-ut.
Nga një bashkëpunim mes dy artistëve me profile të ndryshme muzikore, “Lule Mali” është shndërruar në një nga sukseset e tyre më të mëdha, duke prekur tashmë kufirin e 40 milionë shikimeve.
Dhe shifrat duket se nuk do të ndalen këtu.
