Arbana Osmani ka ndarë me publikun dhe konkurrentët një informacion mjaft të rëndësishëm lidhur me garën e këtij viti.
Bëhet fjalë për shpërblimin financiar që do t’i akordohet fituesit në përfundim të këtij rrugëtimi televiziv.
Ndryshe nga dy sezonet e kaluara, ku çmimi i madh për kryefermerin ka qenë në vlerën e 100 mijë eurove, këtë herë produksioni ka vendosur ta dyfishojë atë.

