Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Pas Brahos edhe Fatos Klosi trondit Berishën: Ka qenë pjesë e PPSH dhe spiun i Sigurimit, ja si zhduku dosjet nga arkiva e SHISH dhe lidhjet me UDB
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Pas Brahos edhe Fatos Klosi trondit Berishën: Ka qenë pjesë e PPSH dhe spiun i Sigurimit, ja si zhduku dosjet nga arkiva e SHISH dhe lidhjet me UDB
Aktualitet

Pas Brahos edhe Fatos Klosi trondit Berishën: Ka qenë pjesë e PPSH dhe spiun i Sigurimit, ja si zhduku dosjet nga arkiva e SHISH dhe lidhjet me UDB

Last updated: February 23, 2021 10:19
5 Min Read
SHARE

Pas deputeti të Partisë Socialiste, Spartak Braho edhe ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi është i bindur se ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë pjesë e Partisë së Punës së Shqipërisë dhe spiun i Ish-Sigurimit të Shtetit. Partia Demokratike ka dhënë sinjale se do të çojë përpara pastrimin e politikës nga komunistët dhe ish-anëtarët e Partisë Komuniste. Ishte vetë kryedemokratit Lulzim Basha, i cili teksa në fundjavë prezantoi programin për të përndjekurit politikë, premtoi mes të tjerash një formë lustracioni ndaj bashkëpunëtorëve të sistemit komunist.

Por për zotin Klosi ky angazhimi i Bashës është një mision i pamundur, për sa kohë që brenda PD-së ka edhe individë si Sali Berisha. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ish-kreu i SHISH u shpreh i bindur se ish-kryeministri Berisha ka qenë pjesë e Partisë së Punës. “Sigurisht që ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë komunist dhe komunist i rangut të lartë dhe besnik i partisë. Berisha ka qenë Sekretari i Byrosë së Partisë së Punës së Shqipërisë në Fakultetin e Mjekësisë. Pra, Berisha ka qenë jo komunist i zakonshëm, por komunist i rangjeve të larta. Kështu që më duket habi, por edhe nuk çuditem fare që Saliu sulmon komunizmin, në një kohë që ka qenë vetë komunist.

A e kuptoni që Berisha ka qenë sekret i PPSH në një fakultet ku kishte mbi 100 komunistë dhe anëtar partie?! Në dijeni time Berisha ka pasur edhe teserë partie. Megjithatë, është e kot që të shtrojmë dhe debatojmë nëse Berisha ka qenë apo jo komunist, pasi ai ka qenë i tillë. Dhe fakti që ai bën si demokrat i flakët, i shkon për shtat një thënie e ish-presidenti dhe dramaturgu disident çek, i cili ka thënë që: “Nuk ka komunist më të keq sesa komunisti antikomunist””, deklaroi ai.

Lexo edhe:

Gëzuar ditëlindjen… po pse në mesnatë me krisma?
Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria
Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë
Në Itali, kontrolli i WhatsApp-it të partnerit dënohet deri në 10 vite burg!

Berishën ka qenë spiun i Sigurimit të Shtetit

Por të qenit anëtar dhe madje në rangun më të lartë i Partisë së Punës së Shqipërisë, nuk është i vetmi “cen” që e përndjek edhe sot e kësaj dite ish-kryeministrin Sali Berisha. Për ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë edhe një spiun i Ish-Sigurimit të Shtetit. Sipas tij dhe në këtë pikë ai flet me përgjegjësi pasi ka qenë drejtues i një institucioni të rëndësishëm si SHISH, Berisha kur erdhi në pushtet u kujdes që të asgjësonte dosjet e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij, ekzistenca e së cilave mund t’i hidhini në erë karrierën politike.

“Në dijeninë time si ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, di që Sali Berisha kur ka ardhur në pushte në vitet ’90 i ka pastruar dosjet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, duke filluar nga vetja e tij, deri tek bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Është e kotë dhe tejet qesharak teksa shikon Lulin dhe Saliun që premtojnë ligjin e Lustracionin, por në të njëjtën kohë ai ka pastruar dosjet e bashkëpunëtorëve të tij”, u shpreh ai.

Lidhjet e Berishës me UDB

Më tej ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi gjatë reagimit të tij për gazetën “SOT”, theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha nuk asgjësi vetëm dosjet që kishte ai dhe që tregonin lidhjet me Sigurimin e Shtetit, por edhe dokumente të qenësishme që e identifikonin atë si person që kishte lidhje me Shërbimin Jugosllav. “Nga ana tjetër unë e kam thënë për gazetën tuaj dhe ndërkohë po e theksoj sërish që në dijeninë time, di që ka dosje të asgjësuara me procesverbale, sipas të gjitha rregullave.

Pra, duke qenë dhëndër në një familje gjysmë serbe, Sali Berisha është ndjekur nga ish-Sigurimi i Shtetit, si bashkëpunëtor i mundshëm i UDB jugosllave. Unë nuk kam gjetur gjë në dosje, sepse kur unë vajta në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, Berisha kishte pesë vjet në pushtet dhe i kishte rregulluar të gjitha gjërat. Por që Berisha ka qenë i ndjekur për lidhje të mundshme me UDB, këtë e thonë oficerët që kanë qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe që e kanë parë dosjen e si i tillë”, nënvizoi ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi për gazetën “SOT”.

Dëshmia/ “Suel Çela mendoi se isha në gjumë”, i ekzekutuan të vëllain, Alibej: Aksesoja sistemin TIMS! Nga Çopjat, Qosja e Dumani, i kisha me foto hyrje-daljet e tyre

E rëndë në Tiranë/ Punonjësi i Gardës së Republikës gjendet pa shenja jete brenda në makinë (EMRI+FOTO)

Këmbimi valutor / Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

E trishtë, vritet aktori i njohur para shtëpisë së tij, dyshohet se.. (EMRI&FOTO)

Rrëfimi i gjeneralit që u bë President/ Moisiu flet për herë të parë për Mehmet Shehun, fortifikimin e Sazanit dhe tensionet me Greqinë!

TAGGED:sali berisha

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Getinjo ndalohet nga policia, ja çfarë ndodhi
Next Article Ky është 17-vjeçari i cili ndërroi jetë nga Covid, shoku i të ndjerit bën postimin prekës!(FOTO)
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos
Të famshëm
June 5, 2025
Babai, si i dyshuar/ Detaje tronditëse nga vrasja tragjike e tri motrave të vogla: U gjetën me duar të lidhura dhe qese plastike në kokë
Botë
June 5, 2025
Parashikimi i motit sot, në vendin tonë! Sa do të shkojnë temperaturat
Moti
June 5, 2025
Horoskopi 5 qershor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
June 5, 2025

Lexo edhe:

Ekonomi

Këmbimi valutor/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera?

June 4, 2025
Aktualitet

Ligji e ndalon reklamën e produkteve të duhanit, IQOS pushton tregun promovues

June 3, 2025
Ekonomi

Këmbimi valutor 2 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

June 2, 2025
Ekonomi

Kursi i këmbimit 1 qershor 2025, me sa shiten dhe blihen sot euro dhe dollari

June 1, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?