Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Filmi “Prokurori” shfaqet sonte për herë të parë, aktori i talentuar shqiptar tregon si u bë pjesë e kastit
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Intervista > Filmi “Prokurori” shfaqet sonte për herë të parë, aktori i talentuar shqiptar tregon si u bë pjesë e kastit
IntervistaTë famshëm

Filmi “Prokurori” shfaqet sonte për herë të parë, aktori i talentuar shqiptar tregon si u bë pjesë e kastit

Last updated: October 10, 2024 08:53
4 Min Read
SHARE
Demo

Marin Hoxha është një prej aktorëve që luan në filmin serial “Prokurori”, i cili do të shfaqet në kinematë e Tiranës që prej mbrëmjes së sotme. Në një intervistë për Vip Magazine, Marini tregon hapat e para në karrierën e tij si aktor dhe si ka lindur ky pasion, pavarësisht se studimet i ka kryer për një fushë tërësisht ndryshe.

“Fillova të kuptoj që më pëlqente ajo pesha, ajo koha që kishe për të thënë fjalën tënde si personazh. Kisha një plan të filloja mjekësinë por fillova të trembesha se thashë do bëj gjithë jetën një gjë që nuk e dua. Unë nuk jam i diplomuar për aktor. Trajnimet i kam ndjekur në Londër. Me diplomë jam inxhinier kompjuterik. Nuk jam marrë fare me inxhinierinë. Nuk më tërhoqi. E bëra për të qenë i sigurtë, por deri tani po luftoj vetëm si aktor, dua të marr këtë drejtim”u shpreh Marin Hoxha.

SHIKO KËTU:

Lexo edhe:

U arrestua pak ditë më parë, gjykata merr vendimin për Gjestin
“Jeta ime ndryshoi”, Samanta Karavella rrëfen sfidat e mëmësisë: Postpartum ishte më i fortë se unë
Dyshohet për tri vepra penale/ Këngëtari i njohur, Gjesti del sot para gjykatës
Prezantohet filmi “Me fat”, Monika Kryemadhi flet për shpenzimet: Kemi marrë kredi

Më tej ai tregon se si u bë pjesë e filmit “Prokurori” pa u paragjykuar nëse kishte apo jo formim të mëparshëm si aktor. Për regjisorin e këtij filmi Fatmir Doga, Marini tregon se mjaftonte forma organike me të cilën interpreton për të shkuar sa më thjeshtë pranë publikut.

“Në fillim të vitit të kaluar u bë një thirrje për audicione. Thirrje e hapur. Jo vetëm aktorët profesionistë. Unë si gjithë të tjerët shkova dhe më pëlqeu goxha energjia që kishte sepse nuk të shikonte me sy nëse je aktor profesionist apo jo. Ai ishte me mendimin që nëse ma bën punën si duhet dhe më përshtatesh me një nga karakteret e mia, ishte ok. Sa më i thjeshtë sa më organik. Nuk kemi pse shtiremi dhe të bëjmë gjëra komplekse, kur mund të aktrojmë thjesht dhe të jemi sa më realë. Fatmiri këtë gjë kërkoi. Për fat të mirë u pranova. Pas disa kohësh mora një përgjigje pozitive dhe jam te episodi i parë i Prokurorit”, thotë ai.

Marini na zbulon pak edhe rreth rolit të tij në filmin “Prokurori”, ku përveç aktorëve të talentuar shqiptarë, ka pasur mundësinë të intepretojë edhe përkrah aktorit me famë botërore, Danny Glover.

“Është një rol që në eposidin e parë nuk është se prezantohet shumë. Jam djali i një prej më të pasurve në Shqipëri. Janë dy të pasur, njëri prezanton anën e dhunshme, tjetri ka një model tjetër që pavarësisht si i ka bërë paratë, mund të jetë të dyshimta, ti prapë bën për popullin tënd dhe kontribuon për shoqërinë tënde. Unë jam te pjesa pozitive. Kaq mund të zbuloj për momentin”, thotë Marin Hoxha.

Seriali “Prokurori” me regji nga Fatmir Doga dhe producentë Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj, përqendrohet te lufta e një prokurori të ndershëm kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit politik. Për adhuruesit e kinemasë shqiptare dhe ndërkombëtare, biletat kanë dalë tashmë në shitje, dhe mund të blihen online ose fizikisht në kinemanë Cineplexx në Shqipëri dhe Kosovë. Episodi i parë i serialit do të shfaqet premierë në Tiranë dhe më pas do të vazhdojë të shfaqet në të gjitha kinematë e kryeqytetit dhe më gjerë.

Shtyhet afati i përfundimit të Big Brother Vip, kur do mbahet finalja
Rrezikon deri në 5 vite burg/ Gjesti kërcënoi me armë pronarin e kompanisë muzikore
Arrestimi i Gjestit në Prishtinë: Prokuroria zbulon akuzat e rënda ndaj reperit!
Arrestohet Gjesti, zbulohet shkaku! Çfarë thotë policia
Alesio bën deklaratën e fortë: Brikena kishte pëlqim për mua, ndërsa për Mateon…

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Këmbimi valutor/ Euro në nivele të ulëta, sa shiten dhe blihen dollari dhe paundi, çfarë po ndodh me monedhat e tjera
Next Article Konsumi/ Ja sa shpenzojnë shqiptarët për ushqim në krahasim me europianët, të fundit për argëtim dhe kulturë

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Parashikimi i motit 13 mars 2026/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Moti
March 13, 2026
Horoskopi 13 mars 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Horoskopi
March 13, 2026
Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re
Aktualitet
March 12, 2026
12 marsi, dita ndërkombëtare e nënave që punojnë
Sociale
March 12, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

“E dua si njeri”, deklarata e Mirit për Selin, reagon bashkëshortja e tij

March 11, 2026
Të famshëm

U shfaq duke qarë për Selinën, reagon bashkëshortja e Mirit

March 11, 2026
Profili i Vipave

Po martohet Xheneta?/ Postimi i saj i fundit ‘ndez’ rrjetin

March 11, 2026
Të famshëm

Dy javë më parë celebruan dashurinë e tyre, zbulohet gjinia e bebit që presin Adrian Gaxha dhe partnerja e tij

March 11, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?