Këngëtari dhe kompozitori Vlashent Sata ka komentuar mundësinë e pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania”, duke pranuar se ende nuk e ka një përgjigje të qartë nëse do të bëhej pjesë e formatit.
I ftuar në emisionin “Lancio” me David Priftin në Top Albania Radio, artisti u shpreh se nuk e di nëse do të pranonte të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Sata tha se, ndonëse dëshiron të jetë më pranë publikut, formati i izolimit nuk e bind.
“Për formatin jo, për dëshirë për të qenë pranë njerëzve po”, u shpreh ai, duke shtuar se është tip emocional dhe se loja brenda shtëpisë i duket e vështirë për t’u përballuar.
I pyetur nëse do të bënte kompromis për t’u bërë më i njohur për një publik më të gjerë, Vlashent Sata u përgjigj: “Nuk e di. Betohem, më ke kapur në flagrancë. Nuk e di, ta them troç.”
