Pas largimit nga Top Channel, Jul Deda duket se do të vijojë angazhimet e tij në një tjetër drejtim, atë të kinematografisë. Aktori do të bëjë një pauzë nga ekrani për t’iu dedikuar një projekti, që do duket se do të mbajë titullin “1 milion rrugë”.
Filmi vjen nën drejtimin e regjisorit Eduart Grishaj, ndërsa një risi e këtij projekti është përfshirja e Arbanës Osmanit pëe herë te parë si producente.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Jul Deda gjatë një interviste për RTSH, ku ka konfirmuar përfshirjen në këtë projekt të ri kinematografik. Mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë ky bashkëpunim dhe kur filmi do të jetë gati për publikun.
