Ish-konkurrenti i Për’puthen, Fation Kuqari ka publikuar së fundmi në Instagram një foto që ka shqetësuar të gjithë fansat e Fifit.
Ai ka postuar një foto, në të cilën Fifi shihet e shtruar në spital teksa është pa ndjenja, të paktën kështu duket nga imazhi. Këngëtarja shihet e rrethuar nga disa aparatura që i matin të rrahurat e zemrës dhe qëndron me sytë e mbyllur në krevatin e spitalit.


