Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Për herë të parë, Elsa Lila me koncert recital: Muzika është pasion, nuk bëhet me njerëz që s’të duan!
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Për herë të parë, Elsa Lila me koncert recital: Muzika është pasion, nuk bëhet me njerëz që s’të duan!
Të famshëm

Për herë të parë, Elsa Lila me koncert recital: Muzika është pasion, nuk bëhet me njerëz që s’të duan!

Last updated: October 30, 2023 15:15
4 Min Read
SHARE
Banner

Më në fund Elsa Lila! Këngëtarja vjen me një koncert recital për hërë të parë për publikun shqiptar.

Në Pallatin e Kongreseve, po bëhen përgatitjet e fundit për koncertin e 1 nëntorit, ku Elsa Lila, e shoqëruar nga një bandë muzikore italiane do të performojë për të gjithë ata që janë rritur me këngët e saj, nga “Pyes lotin”, “Vetëm një fjalë” e deri te “Evita”, kënga dedikuar vajzës, me të cilën mori pjesë vitin e shkuar në Festivalin e Këngës.

Me emocionet për këtë event të rëndësishëm në karrierën e saj, në një konferencë për mediat këtë të hënë, Elsa Lila u shpreh se ky koncert vjen si një ndjenjë detyrimi ndaj artdashësve që e kanë mbështetur në këto 27 vite në muzikë.

Lexo edhe:

Joz Marku sherr me Edin, dalin pamjet që hedhin dyshime të forta
A do të jetë moderatore në Big Brother Vip Kosova? Jonida Vokshi tregon vendimin e papritur
Olsa Muhameti tregon kur do të nisë Big Brother Vip Kosova këtë sezon
Ja 3 mënyra të shpejta për të rregulluar flokët kur jeni me nxitim…

“Kur unë fillova në muzikë, shumë prej tyre ishin fëmijë si unë dhe tani jemi rritur. Nuk kam bërë më parë një koncert recital dhe këtë e ndjej si detyrim ndaj publikut që më ka dhuruar dashuri”.

Pse “Finalmente Elsa”?

“Finalmente, (më në fund), sepse pas gjithë këtyre viteve, vjen pjesëmarrja ime me një koncert të tillë. E kam lënë në italisht, që të shërbejë si një urë mes dy vendeve, pasi unë prej 26 vitesh jetoj atje dhe kam dy nënshtetësi. Kam parë disa komente, njerëz që thonë se nuk u pëlqen kjo (titulli i lënë në italisht), por unë besoj se në vitin 2023, kohët kanë evoluar kaq shumë, sa të ndalojmë në këto vogëlsira. Për mua ka rëndësi ideja”, shpjegoi këngëtarja.

Koncerti, një ndërthurje mes muzikës pop, barok dhe tradicionale

Të gjitha këngët e Elsës, të cilat i kemi dëgjuar dhe kënduar prej vitesh, do të jenë pjesë e koncertit. Para gazetarëve, artistja shpjegoi se në bashkëpunim me bandën italiane, do të interpretojë në skenë zhanret muzikore, në të cilat ka provuar veten gjatë krijimtarisë së saj artistike.

“Do të ketë pop mbi të gjitha, por edhe disa pjesë tradicionale shqiptare, pasi unë i kam kënduar si p.sh. ‘Margjelo’, që do të vijë në një tjetër version apo ‘Moj e bukura more’. Do të ketë edhe pjesë baroke”, tha këngëtarja.

Disa “sekrete” nga “Finalmente Elsa”

Pjesë e bandës muzikore do të jenë kompozitori Enrico Melozzi, që disa herë ka drejtuar orkestrën e Festivalit të Sanremos, kitaristi Nicola Costa, basisti Roberto Gallinelli, Lele Melotti, Alberto Barsi, Donato Sensini, Guido Della Gatta e Clauidio.

I ftuar special do të jetë këngëtari Pirro Çako. Kënga e Lilës në bashkëpunim me Çakon “Diferenca je ti” është ende një hit dashurie. “Do të jem unë, muzika dhe miqësia”, tha këngëtarja, duke treguar se s’do të ketë të ftuar të tjerë dhe për këtë e ka një shpjegim:

“Muzika për mua është mjeti më i fortë i shprehjes. Duke qenë pasion, nuk mund të bëhet në mënyrë organike me njerëz që s’të duan!”

Për Elsa Lilën, muzika është vetë jeta, ndaj edhe pse është shkëputur disa herë nga tregu muzikor, thekson se do të merret me muzikë “derisa të vdesë”. Ndërkohë, organizatorët zbulojnë se ky koncert recital nuk do të jetë ‘show’, por do të ketë “muzikë të mirë dhe disa rrëfime përmes këngës nga artistja”, që publiku mund t’i shijojë këtë të mërkurë në mbrëmje, në Pallatin e Kongreseve.

Sara Hila/ TCH

Big Brother VIP Albania nis më herët këtë vit? Ja detaji që nxiti dyshime
Publikoi videon me ish-partnerin e saj, Rizarta Hoxha dhe Elton Tozaj ‘përplasen’ në instagram
Arbër Çepani dhe Rizarta Hoxha në një lidhje? Ja reagimet e tyre pas fotos në Barcelonë
A do të lërë Top Channel për qeverinë Rama? Reagon Grida Duma
Edhe pak ditë nga data speciale, Kida i jep fund beqarisë në 1 shtator

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Nuk e lanë me aq! Sara Hoxha ka një tjetër “thumbim” për Dafina Zeqirin
Next Article Arjan Curri nuk kursehet për Grida Dumën: Më e bukur se ç’ka qenë, më e mençur se ç’ka qenë

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Harvardi në mbështetje të Faton Bislimit: Kosova ka nevojë për një lidership të ri
Rajon
August 31, 2026
Akuzat për fondet e ‘Startup Albania’, Ibrahimaj tallet me publikun! Aplikues shfaqet i lumtuar pse nuk ka fituar
Aktualitet
August 31, 2026
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Ekonomi
August 31, 2026
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat për sot
Moti
August 31, 2026

Lexo edhe:

Profili i Vipave

Në një lidhje me Almedina Ismajlin? Reagon për herë të parë Dj Pm

August 26, 2026
Tv Shows

Nga Big Brother, Ferma Vip, Portokalli dhe Për’puthen, të gjitha lëvizjet e merkatos së shtatorit në televizion

August 26, 2026
Të famshëm

Kush është shqiptarja që i dha një pamje të re Erling Haaland-it?

August 25, 2026
Profili i Vipave

“Faleminderit Zot”/Fejohet aktori i humorit Bes Kallaku?

August 25, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?