Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Kjo është lidhja mes arrestit të Putinit dhe arrestit të Berishës
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Kjo është lidhja mes arrestit të Putinit dhe arrestit të Berishës
Aktualitet

Kjo është lidhja mes arrestit të Putinit dhe arrestit të Berishës

Last updated: March 20, 2023 13:34
6 Min Read
SHARE
Demo

Cilat janë lidhjet mes tyre? Janë disa, disa minore e disa thuajse njësoj mes të ‘madhit’ e të ‘voglit’. Lidhja kryesore, se Putin hap rrugën për Berishën dhe urdhër arresti dëshmon sa të përafërta janë krimet mes të dyve dhe sa paralajmëruese janë për keqbërësit mbi jetën e civilëve.

Pyetja më e ‘thiktë’ mbi ngjashmërinë është ajo që bëhet ‘pse po zgjatet koha e Berishës?’, ndërsa për Putin u desh vetëm një vit e ca ditë, që nga 24 shkurti 2022 kur sulmoi civilët e Ukrainës deri në 17 mars 2023 kur u lëshua urdhër- arresti.

Demo

Edhe kjo ka arsye pse ka ndodhur.

Lexo edhe:

Euro dhe dollari e nisin javën me rënie, ja sa shkon kursi
Rrëshqitje dherash dhe gurësh, ARRSH apel shoferëve për kujdes në këto akse
ISHP-ja lejon reklamimin e IQOS në shkelje të ligjit, në SHBA ndalohet si e rrezikshme, cigarja pa tym shkatërron mushkëritë si ajo me djegie
Ish-zv.kryeministrja Senida Mesi fiton betejën me kancerin, shfaqet me flokët e shkurtër!

Ajo çfarë e ndan si ‘me thikë’ krimin e Putinit nga krimi i Berishës janë vetëm dy elementë:

I pari, se Putini ka vepruar në një hapësirë shumë të madhe shtetesh, ndërsa Berisha me të njëjtin lloj krimi, por në një hapësirë shumë më të ngushtë, siç është Shqipëria. Putini është përgjegjës për dhunën mbi civilë, më shumë se 16,000 fëmijë janë ndarë nga prindërit e tyre, janë transferuar ilegalisht në Rusi ose në territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë.  Berisha nuk kishte Rusinë në dorë, se nuk e dimë çfarë do të bënte bota me të. Edhe pse në këtë vend të vogël, presidenti e kryeministri Berisha ka shkaktuar të njëjtën vuajtje mbi civilë e mbi fëmijë, të paktën 3000 fëmijë janë lënë pa prindër në vitin 1997 kur Berisha sulmoi Jugun e vendit.

Elementi i dytë që e dallon njërin nga tjetri janë vetëm pak kuriozitete:

Vladimir Putin është aktualisht në krye të një shteti të madh dhe vihet në kërkim për t’u arrestuar e dërguar në Hagë. Tjetër?… Putin po kërkohet nga 123 shtete, ku nuk mund të shkelë sepse arrestohej menjëherë; 123 shtete do të thotë se është i kërkuar në dy të tretat e Botës. Tjetër kuriozitet: Putini është i treti në botë i rangut të tij që do të paraqitet në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë, pas ish liderit libian Muammar Gaddafi dhe atij të Sudanit, Omar al-Bashir.

Të tjerat janë shumë të ngjashme mes të dyve.

Prova më e fundit është jeta e Arina Yatsiuk, një vajzë e vogël nga Donbasi. Fillimisht trupat ruse vranë prindërit e saj, më pas ajo u zhduk pa lënë gjurmë. Që nga mesi i tetorit, 800 fëmijë nga zona lindore e Donbasit thuhet se jetojnë në Moskë, por nuk është e sigurt se jetojnë. E njëjta gjë ka ndodhur në Tiranë, në vitin 1995, me Remzi Hoxhën. Shërbimi Sekret i Berishës e zhduku Remziun, e lanë të birin duke u rritur në kërkim të trupit të të atit. ‘Të kem një varr të babait, zoti president!’, i lutej fëmija presidentit Berisha, por kurrë nuk mori asnjë fjalë. Berisha i dhunoi egërsisht të drejtat e civilëve dhe të fëmijëve, duke u nisur që nga zhveshja e tyre nga prona, i la edhe pa banesa duke u vjedhur edhe kursimet përmes piramidave mashtruese financiare. Ato fitime të qytetarëve shkuan në xhepat e spekulantëve dhe të zyrtarëve të lartë të shtetit

Dhoma e Procedurës Paraprake e ICC konsideroi se urdhër-arresti i lëshuar për Putinin  është sekret, me qëllim për të mbrojtur viktimat dhe dëshmitarët dhe gjithashtu për të mbrojtur hetimin. Akuzat e Amerikës ndaj Sali Berishës, po kështu kanë pjesën e vet sekrete; por Berisha kërcënon Amerikën “Më zbuloni akuzat’. Qëllimi është të godasë autoritetin e Amerikës përmes psikozës së turmave që e rrethon. Është thuajse e njëjta gjë mes të dyve, të dy reagojnë njësoj kundër Amerikës.

Prokurori i ICC, Karim Khan, i pyetur nëse besonte se një ditë Putini do të ishte në bankën e të akuzuarve, vuri në dukje gjykimet historike të kriminelëve nazistë të luftës, ish-presidentit jugosllav Slobodan Millosheviç dhe ish-udhëheqësit liberian Charles Taylor, ndër të tjerë. “Të gjithë ata ishin individë të fuqishëm, të fuqishëm dhe megjithatë e gjetën veten në salla të gjyqit”, tha ai. E krahasuar me situatën e Berishës, ka një dallim dhe një vijë të përbashkët me Putinin. Dallon  fakti që Putini, edhe pse aktualisht në majë të një shteti të madh dhe fuqie bërthamore, me siguri do të vihet në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Ndërkombëtare, çfarë mund të pritet edhe për Berishën? Ky këtu është i braktisur nga ish- partia e tij, pa asnjë vlerë politike, i degraduar në përpjekjet për të shkaktuar përçarje dhe konflikt, i lënë tutje  nga gjithë bota.

Berisha, sot në vendin e vet Shqipëri është  njësoj siç mund të ndodhej Putini në një nga 123 shtetet e Botës që po e kërkojnë për t’i vënë hekurat.

FOTO E DITËS: Kandidati për Tepelenën zgjedh të shkojë në votime me fëmijën në krah
Pas çdo faqjeje, një sekret: romani i ri i Ben Blushit! Kush donte të ndalonte botimin
Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Dy nga bebet shfaqin probleme me sytë. Hapet GoFundMe për familjen që u bekuan me katërnjakë
Alfred Cako trondit vendin: “Ja kush fshihet pas vrasjes së Sokol Olldashit”

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Makina përplas fëmijën te “Nënë Tereza”, policia zbardh informacionet e para
Next Article “Ose bashkë ose asnjë në finale”/ Çfarë po planifikon Luizi? Vendimi i tij do shkaktoi zemërim të madh tek fansat (VIDEO)

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kush do të ulet në karrigen e opinionistes në Big Brother Vip?
Tv Shows
November 10, 2025
Zbulohet data e nisjes së ‘Big Brother VIP Kosova 4’
Tv Shows
November 10, 2025
A do ta shohim Dea Michelle-n si opinioniste në ‘BBVA5’? Ja si përgjigjet ish-banorja
Tv Shows
November 10, 2025
Revista irlandeze: Turistët irlandezë zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e ngjashëm me Maldivet
Vip Travel
November 10, 2025

Lexo edhe:

Aktualitet

Misteri i vrasjes së Egli Progës, kush i fshiu kamerat? Kush qëlloi dhe sa persona morën pjesë?

November 7, 2025
Aktualitet

“Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon me SMS”- Mesazhet ‘bombë’ që Balluku shkëmbente me Berberin

November 6, 2025
Sociale

Kush i kontrollon miliona euro të mbetjeve spitalore? Mes tyre pronari i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu

November 6, 2025
Ekonomi

Këmbimi valutor 4 nëntor, ja çfarë ndodh me monedhat

November 4, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?