Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman ka festuar 41-vjetorin. Ai ka marrë urime të shumta, mes të cilave nuk kishte se si të mungonte edhe ai i bashkëshortes, Almeda Abazi.
Kjo e fundit ka publikuar në rrjete sociale një video krah tij, duke shkruar në anglisht: “Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës sime dhe babait më të mirë. Të duam!”.
Mirëpo, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është përgjigja e Tolgës, i cili ka shkruar në shqip: “Të dua shumë”.
Kujtojmë që çifti janë së bashku prej disa vitesh. Ata janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, edhe që nga momenti kur u bën prindër jeta e tyre ka ndryshuar krejtësisht.