Monday, December 23, 2024

Bukë me banane, arra, kakao dhe kumbulla të thara

Një bukë e shëndetshme dhe që mund të konsumohet shumë mirë në çdo vakt

Provoni ta gatuani për të provuar shijen e saj të mrekullueshme.

Përbërësit:

– 4 banane të pjekura,
– 100 ml lëng limoni,
– 80 g gjalpë,
– 5 vezë,
– 150 g sheqer,
– 3 lugë kakao,
– 1 qese pluhur për ëmbëlsira,
– 1 lugë e vogël sodë bikarbonati,
– 3 ½ miell gruri,
– ½ e filxhanit arra të grira,
– ½ e filxhanit kumbulla të thara të grira.

Përgatitja:

Bananet kulloni dhe qitni lëng limoni. Miellin përzieni me kakaon, sodën e bikarbonatit dhe pluhurin e ëmbëlsirave. Gjalpin shkrijeni dhe lëreni që të ftohet pak.

Vezët tundni me sheqer derisa të shkumbëzohen, shtoni bananen dhe duke e tundur vazhdimisht shtoni gjalpin e përbërësit e tjerë.

Të gjithë përbërësit bashkoni mirë që të përftohet masë kompakte. Në fund shtoni arrat e grira dhe kumbullat e thara, përzieni dhe përmbajtjen qiteni në kallëp për bukë, të mbështjellë me letër për pjekje.

Radhisni në mënyrë të barabartë përbërjen dhe piqeni në furrë të nxehur në 180 gradë Celsius rreth 30 minuta.

Buka e pjekur nxirret nga furra dhe lihet që të ftohet. Pastaj, nxirreni nga kallëpi dhe lëreni në sipërfaqe prej rrjete që të ftohet plotësisht, dhe pastaj shërbejeni.

Ju bëftë mirë.

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles