Wednesday, June 19, 2024

|

spot_img

Bukës i hidhet me ngjyrues? Eksperti zbulon metodën e thjeshtë sesi ta dalloni…

po lexohet

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ka folur për bukën, ushqimin që nuk ndahet kurrë nga tavolina e shqiptarëve.

Ai tha se shpesh buka e zezë është konsideruar më e shëndetshme se ajo e bardha, por duhet të kemi kujdes në përzgjedhjen e saj, pasi shpesh ajo mund të ketë ngjyrues. Për të zbuluar nëse ka apo jo ngjyrues, eksperti sugjeron që të lëmë një copë buke për 10 minuta në ujë, nëse ajo lëshon ngjyrë, atëherë ka ngjyrues.

Buka e thekur duhet të përdoret pasi në stomak ajo thith të gjitha lëngjet e dëmshme në stomak. Çdo produkt ushqimor nëse kalon temperaturën e pjekjes kthehen në kanceroze. Për ngjyruesin e dallojmë menjëherë. E marrim bukën e hedhim në ujë dhe shikojmë, se buka e zezë origjinale, nuk ndryshon ngjyrë. Nëse buka ndryshon ngjyrë atëherë ajo ka ngjyrues. Në fillim shikon ngjyrën e errët, pastaj e lë për 10 minuta në ujë e shikon nëse ndryshon ngjyrën“- tha Sinani.

të fundit

Arrestimi i këngëtarit të njohur, flasin miqtë e tij: Polici nuk e njohu, ai refuzoi që të…

Këngëtari u shoqërua në komisariat, ku pas disa orësh u lirua. Sipas miqve të tij, të cilët folën për “Pagesix”,...

të ngjashëm