Sunday, December 29, 2024

Pyetjet që e shqetësojnë më shumë gjatë shtatzënisë, Dojna Mema përgjigjet!

Ata janë çifti më i përfolur i momentit dhe bëhet fjalë për Dojna Mema dhe Vlashent Sata. Dyshja është në një lidhje dashurie prej kohësh tashmë dhe sytë e të gjithëve janë drejt tyre. Dojna është në pritje të ëmbël të një vogëlushi dhe ndan shpesh me ndjekësit e saj postime nga ky rrugëtim kaq i mrekullueshëm.

Së fundmi, moderatorja ka postuar një ‘Ask’ në Instastory, ku pyet ndjekëset e saj se cili është komenti/pyetja që nuk durojnë dot kur ua bëjnë në shtatzëni. Një ndër pyetjet më të sikletshme që ndjekëset kanë shkruar dhe gjithashtu i është drejtuar shpesh edhe Dojnës ishte nëse shtatzënia ka qenë e planifikuar apo padashje. Për këtë Dojna e ka një përgjigje:

“Këtë ma kanë bërë edhe mua shumë shpesh. Nuk është se mërzitesha, thjesht s’di si ti përgjigjesh. Nëse zgjedh të sjellësh një fëmijë në jetë, e bën se dëshiron. Me dashje e sjell në jetë dhe kjo ka rëndësi.”

Pyetjet që e shqetësojnë më shumë gjatë
Jo vetëm kaq, por bukuroshja nuk ngurron të tregojë edhe pjesë nga përditshmëria e saj apo gjëra që e ‘shqetësojnë’ duke u treguar kështu shumë e sinqertë siç tanimë jemi mësuar me të. Vetëm para pak ditësh me anë të një fotografie të sajën, bukuroshja na tregoi dilemën e saj të fundit.

Vetëm pak ditë më parë, prezantuesja ka postuar një sërë fotosh me një veshje të ngushtë ku dukshëm mund të shihet barku i saj i rrumbullakosur. Fotot i ka shoqëruar me shkrimin “më godit edhe një herë bebush”, dhe duket se Dojna po i shijon shumë goditjet e bebit të saj.

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles