Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Nga emri i veçantë i vajzës së tyre te planet për fëmijë të tjerë, rrëfimi i rrallë i Orinda Hutës dhe Turjan Hyskos
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Nga emri i veçantë i vajzës së tyre te planet për fëmijë të tjerë, rrëfimi i rrallë i Orinda Hutës dhe Turjan Hyskos
Të famshëm

Nga emri i veçantë i vajzës së tyre te planet për fëmijë të tjerë, rrëfimi i rrallë i Orinda Hutës dhe Turjan Hyskos

Last updated: April 16, 2022 07:52
5 Min Read
SHARE

Çifti i njohur i showbizit shqiptar, Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë bërë prindër për herë të parë në korrik të vitit të kaluar. Ata kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre të cilën e kanë quajtur Atara.

Së fundmi çifti ishin në një intervistë për “Prive” ku kanë folur rreth problemeve të para të shtatzënisë, jetës si prindër dhe kuptimin e emrit të veçantë të vajzës.

Banner

Duke folur për jetën si baba, Turjan Hysko ka rrëfyer për të prindërimi nuk është i vështirë për sa kohë ka shumë dashuri dhe dëshirë. Ai tregoi se mundohet të ndihmojë në rritjen e vajzës së tyre, ku veçoi se shpesh e qetëson bashkëshorten e tij kur ka momente paniku.

Lexo edhe:

“Studentët s’janë të qartë pse protestojnë”, Mimoza Ahmeti: Takova njërën, ishte me rroba të shtrenjta
Fitoi kujdestarinë pas divorcit, por djemtë qëndrojnë me të atin, Neda Balluku ka një apel publik
“Na thanë se nuk do të fliste kurrë”, Jonida Maliqi rrëfen momentin e dhimbshëm pas diagnozës së të birit: Psikologia na quajti prindër të padenjë
Jonida Maliqi e quan të mbivlerësuar, Rozana Radi i përgjigjet me ironi: Sikur këngët e tua të merrnin aq klikime sa një video ku përmendem unë!

Më tej ai shprehu se është gati edhe për një fëmijë tjetër, madje tha se është pishman që nuk ka bërë fëmijë më herët.

“Është kurorëzimi i një marrëdhënie të gjatë të bukur, por qershia mbi tortë është Atara. Uroj që qershitë të shtohen, mos të jetë vetëm Atara. Unë nuk kam pasur kurrë frikë, e kam ditur gjithmonë çfarë do bëhet me jetët tona. I vetmi pishman që kam është që duhet të kishim bërë fëmijë më herët sepse mendoj që është kurorëzimi i gjithçkaje.

Vetërealizimi më i madh njeriut mendoj që është fëmija. Në momentin e parë nuk mendoja ta mbaja në dorë, por ma vuri ajo mamia dhe që në atë moment e kuptova që prindërimi nuk është shumë i vështirë nëse ka shumë dashuri dhe nëse do vërtet që të bëhesh. Isha i bindur që Orinda do të ishte shumë e mirë me Atarën, kjo ka ca pasiguri që nuk e di pse i ka. Unë mundohem me aq mundësi sa kam dhe ajo që bëj me qejf është që ta qetësoj Orindën kur ka momente paniku.”- tregoi Turi.

Në lidhje me kuptimin e emrit “Atara”, Turi shprehu se ka një domethënie të veçantë për atë dhe Orindën.

“Unë që atë ditë (ditën kur zbuloi gjininë) fillova të mendoj emrin e bebit dhe fillova të bëja një short-listë. E bëra short-listën të tillë që Atara të ishte emri më i bukur, sepse Orinda ka qenë shumë e hutuar atë periudhë. Emri është shumë domethënës, Atara do të thotë kurorë në gjuhën hebre. Në fund të ditës Atara është kurora jonë, kurora e dashurisë tonë.”- zbuloi ai.

Gjithashtu çifti folën edhe për jetën seksuale pas lindjes së bebes. Të pyetur se cili nga ata ankohet më shumë se jeta në shtrat ka ndryshuar pas lindjes së Atarës, Turi tha:

“Se kemi thënë këtë, por që në fillim ndryshonte, se disa gjëra nuk i preknim dot (qesh)”

Nga ana tjetër Orinda Huta zbuloi periudhën e vështirë gjatë dhe pas shtatzënisë kur ishte infektuar dy herë me Covid-19. Ajo tha se herën e parë ishte shumë stresuese për të dhe i dukej sikur “gjithçka është kthyer përmbys” por tregoi se e ka kaluar këtë situatë me ndihmën e doktorëve.

Sa i përket rritjes së vajzës, ajo tha se motra e saj ka qenë një ndihmesë e madhe për të.

“E para përvojë ka qenë kur isha një muajshe shtatzënë. Ishte një stres më vete sepse mezi e kishim pritur Atarën dhe dukej se çdo gjë u kthye prap përmbys ndaj edhe me ndihmën e nevojshme nga doktorët pata mundësi që të ruaja qetësinë. Unë e kam kaluar herën e parë vetëm me dush edhe me nja dy paracetamola sepse nuk doja të fusja asnjë lloj medikameti në trupin tim.

Kur erdhi Atara në jetë, më zuri dhe mua edhe Atarën. E kaluam të dyja me shumë dashuri dhe më shumë përkushtim ndaj njëra-tjetrës.

Fati ynë i madh ka qenë që unë kam pasur dhe motrën që ka qenë një mbështetje shumë e madhe në këtë rrugëtim tonin. Sa herë kisha nevojë për ndihmë, për një fjalë më tepër ajo ka qenë aty për të më ndihmuar. Është shumë e domosdoshme që të kërkoni ndihmë.”- tregoi Orinda.

Fifi do të bëhet nënë për herë të dytë, këngëtarja zbulon lajmin e ëmbël te ndjekësit
Luiz Ejlli sërish në një film me Olta Gixharin? Frederik Ndoci bën zgjedhjen e papritur
“Nuk të kam sjellë unë në jetë, por kam privilegjin të të rris”, urimi emocionues i Çiljetës për djalin e Alban Hoxhës
Neda Balluku ndan një tjetër rrëfim prekës: 17 minuta para derës për të takuar të birin
Big Brother VIP Albania 5, zbulohen 6 emrat që përfliten si banorë të rinj
TAGGED:Orinda HutaTurjan Hysko

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Donald Veshaj i dedikoi këngë Bora Zemanit, detaji që i vë vulën dhe askush nuk e vuri re
Next Article Pashkët dhe qëndrimi në formë, ja disa këshilla për të mos e tepruar me kaloritë

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të vjella dhe diarre në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Uji është i pastër edhe fëmijët e mi e pinë!
Aktualitet
November 9, 2026
Skandali i One Albania/ Pronari hetohet për korrupsion, abonentët kërcënohen me përmbarim! Roli i iuteCredit
Ekonomi
November 9, 2026
Pasta Ola prezanton fushatën më të re “Ola la, çfarë pasta!” 
Vip kitchen
November 9, 2026
Si të komunikosh dhe të ndikosh në publik? Grida Duma sjell masterclass-in në Zürich
Kulturë
November 8, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

Adi dhe Ola flasin për raportin pas “Ferma Vip”, tregojnë planet për martesë

November 4, 2026
Të famshëm

A ka ndjenja mes saj dhe Drinit? Heidi flet për herë të parë për raportin e tyre

November 3, 2026
Të famshëm

Merr fund çdo gjë! Angela Martini konfirmon ndarjen nga Dragos

November 3, 2026
Të famshëmTv Shows

“Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!” Arjola Demiri rrëfen për herë të parë në detaje dramën

November 1, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?