Shkëlzen Rraci, aktori i mirënjohur shqiptar, ka ndërruar jetë në moshën 44 vjeçare. Pas një beteje gati 10 vjeçare me kancerin, Shkëlzeni ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmin e trishtë e ka dhënë miku i tij, aktori Xhelal Haliti në rrjete sociale.
“Qenka e veshtirë ti them lamtumirë mikut tim të shtrenjtë Shkelzen Rraci, shokut e kolegut tim të dashur që nga studimet, e pastaj edhe projektet e shumta të përbashkëta. Kemi kaluar kohën më të mirë së bashku, shumicën e kohës duke qeshur me batutat që i kishte të përkryera. Kemi udhëtuar bashkë gjithandej brenda dhe dhe jashtë vendit. Vërtetë e vështirë, kishim ende punë e plane për bërë. Ikja jote miku im do të le zbrazëti të madhe në shoqërinë tonë. Ke qenë shumë i afërt entuziast. Na mbetet të kujtojmë çdoherë miku im, energjin që kishe do ta kemi motiv e shembull për punë. Shprehim ngushllime familjes Rraci kolegëve e shokëve. Lamtumirë miku im i shtrenjtë Xeni. Të pushoftë shpirti në paqe,” ka shkruajtur Xhelali.