Wednesday, December 25, 2024

Fero reagon për herë të parë pas incidentit me producentin Jetmir Agaj, publikon faktet që nxitën sherrin mes tyre

Reperi shqiptar Fero ka treguar versionin e tij për incidentin e ndodhur me menaxherin dhe producentin e njohur, Jetmir Agaj.

Pasi kaloi 48 orë në komisariat, Fero ka zbuluar se bëhet fjalë për çështje vijash instrumentale e melodike të këngëve.

Artisti nga Gjilani ka treguar një kontratë të qershorit të vitit të kaluar ku dy palët janë pajtuar që të këmbejnë ‘beat’-at’, në cilësinë e dhuratë-dhënësit dhe Fero në atë të dhuratë-marrësit.

Në postimin që tashmë u publikua nga faqja ‘HiphopiShqip’, thuhet se pala me të cilën u krijua mospajtimi i ka ‘ende shumë borxh’.

24-vjeçari mes shumë gjërash ka pasur edhe një paralajmërim për mediet për shqetësimin që ‘i është krijuar njerëzve të tij të afërt’.

Agaj në anën tjetër bëri një deklaratë vetëm pak orë pas incidentit duke thënë se Fero ka sulmuar edhe të tjerët në studio.

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles