Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Pritej të martoheshin në vjeshtë, dalin detaje të reja nga ndarja e bujshme e Luana Vjollcës me Krenar Çoçajn
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Profili i Vipave > Pritej të martoheshin në vjeshtë, dalin detaje të reja nga ndarja e bujshme e Luana Vjollcës me Krenar Çoçajn
Të famshëmProfili i Vipave

Pritej të martoheshin në vjeshtë, dalin detaje të reja nga ndarja e bujshme e Luana Vjollcës me Krenar Çoçajn

Last updated: August 22, 2021 15:51
9 Min Read
SHARE
Banner

Luana Vjollca ka vite që përflitet për lidhjen e dashurisë me menaxherin e saj dhe biznesmemin nga Kosova, Krenar Çoçajn. Ndonëse shpesh janë fotografuar së bashku, moderatorja shqiptare ka zgjedhur të mos flasë për të, ndërkohë që herë pas here historia e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta.

Së fundmi kanë qenë miqtë e saj të afërt që kanë dëshmuar për një krizë të re mes çiftit dhe kjo ndodh në prag të ceremonisë së dasmës që kishin planifikuar këtë vjeshtë.

Ndërkohë, dyshimeve që lindën nga këto rrëfime konfidenciale i shtohen edhe disa fakte, që tregojnë se Luana dhe Krenari që prej kohësh bashkëjetojnë në Tiranë, tashmë nuk komunikojnë me njëri-tjetrin.

Lexo edhe:

Pas ndarjes së bujshme, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso shfaqen së bashku
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli në pritje të fëmijës së dytë? Ky detaj i jep fund aludimeve
Vazhdon suksesi i Olsi Bylykut me “Lule Mali”, 40 milionë klikime në vetëm 8 muaj
Afrona në pritje të ëmbël, jep lajmin e bukur në ditëlindje

Në një kërkim të bërë në rrjetet e tyre sociale, shihet qartë se dyshja nuk po e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram”, i vetmi rrjet social ku nuk postonin foto, por shkëmbenin mesazhe dashurie, shkruan PanoramaPlus.

Nuk dihet se ç’do të ndodhë me përgatitjet për dasmën, duke qenë se ata kishin bërë prenotimet për ceremoninë VIP, që do organizonin buzë detit, në Gjirin e Lalzit. Luana ndërkohë do të rikthehet me emision të ri të muajin shtator, por që nuk ka zbuluar detaje nëse bëhet fjalë për “Shiko kush luan”.

Pak kohë më parë, Luana solli projektin e ri muzikor dhe u bë pjesë e “Sony Music”, ndërkohë që po punonte për dasmën në shtator me biznesmenin Krenar Çoçaj. “Një mijë vjet” titullohet kënga e punuar nga Rzon dhe Pëllumb, me melodi e tekst të Yll Limanit, ku Luana shfaqet e veshur me të bardha për t’i paraprirë datës së celebrimit.

LEXO EDHE:

Çifti i dashur i showbiz-it shqiptar i jep fund bashkëjetesës në mënyrë të dyshimtë 1 vit pas propozimit për martesë(FOTO)

Ky projekt riktheu Luanën në muzikë pas thuajse një viti shkëputjeje. Në fakt, kënga u lançua më parë në “Spotify” e më pas në kanalin e “YouTube” të Luanës. Si çdo krijim i Limanit, edhe kjo këngë është një dedikim i ndjerë, këtë herë për të gjithë zemërthyerit. Mirëpo, për t’iu përshtatur edhe sezonit në të cilin jemi dhe që kërkon ritëm, ata e kombinuan fabulën me muzikën ritmike, ideale për ditët e verës.

Videoklipi u realizua në bregdetin shqiptar, me protagoniste Luanën, e cila shfaqej e veshur me të bardha gjatë gjithë klipit dhe me flokë të shkurtër, herë biondë e herë të zinj, teksa shoqërohej edhe nga dy balerina, që dukeshin edhe si shoqërueset e nuses në një festë beqarie. Kjo ishte kënga e parë që Luana publikoi pasi u bë pjesë e “Sony Music”.

E pas disa bashkëpunimesh ndërkombëtare në të gjitha fushat, autorja dhe moderatorja ka realizuar një ëndërr të saj në industrinë e muzikës, duke u bërë zyrtarisht pjesë e njërës prej kompanive më të mëdha muzikore në botë “Sony Music”.

E natyrisht pas gjithë këtyre arritjeve fshihej i fejuari i saj, Krenar Çoçaj, me të cilin vendosi të martohej në muajin shtator, por që tani nuk dihet si do të rrjedhin situatat.

DASMA VIP, LAJMI I VETËM QË LUANA DHA PËR VETEN

Lajmin e parë se do të kishte dasmë VIP këtë vit, Luana e dha vetë në emisionin “Shiko kush luan”, I vetmi lajm që ka dhënë ndonjëherë për veten. Ndërsa po bënte një bisedë me Amarda Toskën lidhur me dasmat, ajo foli për planin e saj për dasmë dhe se tashmë e kishte vendosur.

“Mos u habit se vitin tjetër do të martohem”, tha Luana pa përfunduar mirë fjalinë gjatë sezonit të kaluar. Më pas, nga burime të afërta të Luanës u fol se ajo kishte nisur përgatitjet për një ceremoni madhështore VIP që do të organizonte në Shqipëri në fund të shtatorit.

Kujtojmë se Luana Vjollca kishte tashmë disa vite që është e lidhur me biznesmenin Kosovar, Krenar Çoçaj. Çifti asnjëherë nuk e ka pranuar, por që shpeshherë janë kapur mat së bashku në publik, edhe pse kënga “Ti amo” (Të dua) u tha se i dedikohej Krenarit.

Gjithçka ishte bërë me plan nga Luana, pasi kishte vendosur që 30-vjetori do ta gjente me status të ndryshuar. Showgirl-i dhe menaxheri i VIP-ave ishin duke organizuar dasmën e tyre, por një konflikt bëri që plani të prishej sa hap e mbyll sytë.

LEXO EDHE:

Kini kujdes/ Ndarje në çift dhe krizë sociale e financiare, Meri Shehu ka një paralajmërim për këto shenja të horoskopit

Ata kishin bërë plan që t’í thoshin po njëri-tjetrit në një ceremoni shumë intime, duke mos preferuar që të kishin shumë të ftuar në ditën e tyre më të rëndësishme.

Që kur lidhja e tyre u bë zyrtare, ata kanë jetuar mes Tiranës dhe Prishtinës, duke gjetur të mesmen e artë për të shijuar dashurinë mes shumë angazhimesh për të qëndruar pranë njëri-tjetrit, ndërkohë që bashkëjetoin në shtëpinë e tyre në Tiranë.

Ndërkohë, burime pranë tyre kanë treguar se Getoar Selimi, miku i ngushtë i Krenarit dhe Marina e Vjollca, motra e Luanës, janë angazhuar që t’i pajtojnë, por nuk dihet nëse do t’ia arrijnë.

LUANA DHE KRENARI, HISTORIA E ÇIFTIT QË I SHPËTUAN TUNDIMIT PËR TË NDARË FOTO ROMANTIKE

Lind pyetja se si kanë qenë këto pesë vite të Luana Vjollcës në çift me Krenar Çoçajn, ndërkohë që janë ndër të vetmit çifte VIP që i kanë shpëtuar tundimit për të postuar foto romantike në rrjete sociale?

Ashtu si në skenat e një prej klipeve të saj, ku Luana shfaqej si Hirushja e përrallave, ajo arriti ta bënte kështu jetën e saj përtej televizionit. Miqtë e afërt konfirmojnë vazhdimisht se Luana ia ka dalë, pasi angazhimet e saj larg televizionit janë mjaftueshëm fitimprurëse, siç është muzika.

Gati tre vite më parë, ajo i hyri seriozisht muzikës për të fituar para edhe prej saj, ndërkohë që i dashuri, Krenar Çoçaj, e mori nën menaxhim për ta kthyer muzikën e saj në biznes fitimprurës. Ndonëse një çift që asnjëherë s’e konfirmoi lidhjen, prezantuesja Luana Vjollca dhe menaxheri i VIP-ave nga Kosova, Krenar Çoçaj, e pranuan deridiku publikisht në “Instagram” me një shkëmbim komentesh të nxehta dashurie.

Për herë të parë, dyshimet se Luana kishte nisur histori të re dashurie me shokun e ngushtë të kunatit, Getoar Selimit, u hodhën më 10 korrik të para katër viteve, kur ajo dhe Krenari festuan 28- vjetorin e tij në Santorini.

Hera e fundit që Luana e konfirmoi në njëfarë mënyre lidhjen me Krenarin ishte në emisionin e saj, kur tha se ua qante hallin atyre që kishin lidhje në distancë, pasi edhe ajo vetë udhëtonte fundjavave për të takuar të dashurin.

Edhe pse gjatë këtyre viteve kanë pasur edhe kriza në çift, flitet se ata ishin fejuar në fshehtësi dhe se Krenari kudo e prezantonte si nusen e tij.

Pas përfundimit të sezonit televiziv të kaluar me programin “Shiko kush luan”, prezantuesja e njohur e “Top Channel” shijoi luksin e udhëtimeve në destinacionet më të shtrenjta të botës, nisur nga postimet që bën në “Instagram”.

Më pas, vëmendja e medias u kthye më shumë te Luana për stilin e saj të jetës, pikërisht pushimet luksoze në Maldive për Shën Valentin, në një resort vilash 650 $ nata. Së fundi ata bashkejetonin në një rezidencë luksoze në Tiranë, ku ishin komshinj me Getoarin dhe Marinën.

Pas ndarjes nga Sarah Berisha, Dj Pm në një lidhje të re dashurie?
Noizyt i vendoset sërish eksploziv në derën e dyqanit në Durrës, policia jep detajet
Luiz Ejlli rikthehet si moderator në Top Channel, ja për çfarë bëhet fjalë
Pas dy vajzave, ish-deputeti socialist bëhet babai i një djali: Mirëserdhe Dard
Miri rrëfen si ka ndryshuar jeta pas daljes nga “BBV”
TAGGED:krenar cocajluana vjollca

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Çifti i dashur i showbiz-it shqiptar i jep fund bashkëjetesës në mënyrë të dyshimtë 1 vit pas propozimit për martesë(FOTO)
Next Article Kini kujdes/ Ndarje në çift dhe krizë sociale e financiare, Meri Shehu ka një paralajmërim për këto shenja të horoskopit

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë” Katedralen e Funchalit, zhgënjehen nga çifti
Sport
August 10, 2026
Truku i 48 orëve/ Si të ndaloni blerjet impulsive dhe të kurseni më shumë para
Kuriozitete
August 10, 2026
Tre mësime nga udhëtimet vetëm që ju ndihmojnë të mposhtni ankthin dhe të besoni më shumë te vetja
Vip Travel
August 10, 2026
Ajri i kondicionuar dhe muskujt e këmbëve: çfarë ndodh gjatë gjumit?
Shëndeti
August 10, 2026

Lexo edhe:

Tv Shows

Lori Hoxha bën deklaratën e papritur në ditëlindjen e djalit të Grida Dumës

August 6, 2026
Të famshëm

Pas komenteve për trupin, Georgina zbulon çfarë i tha Cristiano Ronaldo

August 6, 2026
Të famshëm

Dj Pm reagon pas zërave për ndarje nga Sarah Berisha

August 5, 2026
Profili i Vipave

“Të vjen turp t’i lexosh”, Ronela Hajati ngre zërin kundër gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale

August 5, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?