Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Numri i të prekurve me Covid-19 ruan trendin e lartë, regjistrohet një tjetër humbje jete
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Numri i të prekurve me Covid-19 ruan trendin e lartë, regjistrohet një tjetër humbje jete
Aktualitet

Numri i të prekurve me Covid-19 ruan trendin e lartë, regjistrohet një tjetër humbje jete

Last updated: June 19, 2020 08:56
5 Min Read
SHARE
Demo

50 raste të reja më COVID -19 janë shënuar në 24 orët e fundit në vend. Ndërsa një 69-vjeçar nga Kruja ka ndërruar jetë.

Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 1114 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 17 raste në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë.”

Lexo edhe:

Ndryshon paga minimale, zbardhen tabelat me rrogat e reja! Merren prej 1 janarit
Kush po e ul Euron? Turizmi sipas ekspertëve, paratë e pista sipas qytetarëve
E trishtë! Këngëtari i njohur shqiptar humb njeriun e dashur të familjes!
LAJM i FUNDIT/ Dhunohet brutalisht avokati i Ilir Metës! Detajet e forta

Deklarata e plotë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e protokolleve të sigurisë. Inspektorati dhe Task Forca në terren vijojnë kontrollet intensive në subjekte, por nevojitet bashkëpunimi i bizneseve dhe qytetarëve për të respektuar rregullat, për të kufizuar përhapjen e COVID-19.

Gjithashtu është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar pozitive me shenja të lehta ose asimptomatikë, por edhe ata qytetarë që kanë dyshime se janë të prekur ose janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 330 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste pozitive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 1114 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 17 raste në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë,

Një pacient 69 vjeçar nga Kruja me leukozë akute, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga Covid-19. Pavarësisht mjekimit intensiv prej 10 ditësh dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.

Në 24 orët e fundit ka rritje të të shtruarve në spitalin infektiv. Aktualisht po marrin shërbim 64 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.
Në vendin tonë janë aktualisht 682 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve dhe bizneseve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku ambienti është i mbyllur, bizneset dhe institucionet të respektojnë protokollet e përcaktuara.

Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Ministria e Shëndetësisë po bashkëpunon ngushtësisht me Policinë e Shtetit për të mos lejuar asnjë person pozitiv që të thyejë rregullin duke dalë nga karantina, deri në shërimin e plotë.

Qytetarët duhet të shmangin grumbullimet masive pasi janë burim infeksioni, të evitojnë ceremonitë mortore dhe vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid-19.

ZHVATJA/ Ish-ministri socialist i Financave: Wizz Air abuzon hapur me shqiptarët dhe askush nuk e vë ujin në zjarr!
DALIN PAMJET/ Momenti kur Genardi dhe Sonida u shoqëruan për në spital, ekipi i emergjences ndërhyri menjëherë pas videos virale
EMRI/ U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, ja kush është mësuesi ‘misterioz’
Çmimi “Mirash Ivanaj”/ Sot afati i fundit për të propozuar mësuesin tuaj të preferuar, fituesit do të marrin nga një shpërblim
Ish-deputeti i PD-së Dashnor Sula merr POSTIN e rëndësishëm nga qeveria
TAGGED:koronavirusMinistria e shendetesise

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Për çdo dëshirë qe keni sot flisni me partnerin!” Horoskopi për ditën e sotme
Next Article Edukatorja e çerdhes në Tiranë, rezulton me koronavirus
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

E kërkoi vetë hyrjen apo e ftoi produksioni? Luizi zbulon të vërtetën sapo doli
Të famshëm
February 11, 2026
“Mullixhiu”, restoranti që pjek bukë me drithëra vendi dhe shërben bozën më të mirë në Tiranë. Shef Bledi Kola tregon sekretet
Vip Travel
February 10, 2026
Pas dasmës me Elijonën, Klodi flet për të dashurën jashtë: Unë s’e kam tradhtuar
Të famshëm
February 10, 2026
“Muaji shkurt ka nisur me shi”, meteorologia zbulon kur do të përmirësohet moti
Moti
February 10, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Dëshmia tronditëse e Daniel Shimës zbulon skenat e frikshme: Si u rrëmbye

February 5, 2026
Kulturë

Ben Blushi: Si më vodhi botuesja ime

February 5, 2026
Aktualitet

“Grabitës me resort” – Avokati: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet që banorët e Velipojës s’i bënë dot për vite, nuk ka qenë i vetëm

February 5, 2026
Aktualitet

Tragjike/ Zyrtari shqiptar gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

February 5, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?