Moderatorja e njohur dhe mjaft e dashur e spektaklit “Klanifornia”, Marina Vjollca sot feston 31-vjetorin e saj të lindjes, ku nuk kanë munguar urimet e shumta nga fansat, miqtë dhe të afërmit e saj.
Ajo që ra më shumë në sy, ishte urimi romantik që i bëri reperi i njohur Getoar Selimi. Ai shprehet se nuk ka nevojë që të lexojë libra dhe histori për të gjetur kuptimin e dashurisë, e vetmja gjë që duhet të bëjë është të shohë tek sytë e saj për të kuptuar se çfarë është dashuria.
“Disa njerëz lexojnë libra dhe histori për të gjetur kuptimin e dashurisë. Unë e gjitha çfarë duhet të bëj është të shoh sytë e tu. Gëzuar ditëlindjen gruaja ime e dashur”, ka shkruar Getoari tek fotoja e Marinës.